Këngëtari Valon Shehu: “I lumtur, pranë fansave”

Ku ndodheni tani dhe me çfarë po merreni?
Aktualisht, jam në Tiranë dhe po merrem me provat e “Këngës Magjike”, edicioni i 18-të! Po ndihem shumë mirë në shoqërinë e artistëve, që janë përzgjedhur për të performuar në skenën e këtij festivali të madh.

Cili është vendimi më i mirë që keni marrë ndonjëherë?
Kjo lidhet me muzikën! Fakti që vendosa të marr pjesë në kompeticionin muzikor “Star Academy”,  ku edhe fitova vendin e parë. Ky angazhim më pas më hapi shumë dyer të karrierës sime në muzikë, ku vijoj të investoj bindshëm vokalin dhe talentin tim.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Kur e ndjeni veten më të lumtur?
Sa herë që performoj në skenë, apo gjatë netëve me muzikë live! Përpara fansave dhe gjithë artdashësve të muzikës sime. Ndihem vërtet i lumtur!

Kur e ndjeni veten të trishtuar?
Nëse më ndodh të zhgënjehem nga njerëzit e mi të afërt, ndjej trishtim të madh.