Librat më të bukur që flasin për modën

Industria e modës është një prej sektorëve më frymëzues në botë, e cila ka inspiruar fusha të ndryshme të artit, veçanërisht letërsinë.
Elegance ju sjell një përmbledhje të librave më të bukur që kanë një tematikë të përbashkët: botën e modës.

Chanel
Duke filluar nga zeroja, Gabrielle Chanel arriti një sukses spektakolar, duke krijuar shtëpinë ikonike të modës, Chanel. Një histori suksesi, vizionesh, guximi dhe frymëzimi, e cila nis nga një ëndërr e madhe, ndryshon kursin dhe arrin të realizohet dhe të definojë botën e modës, industrinë e aksesorëve dhe bizhuterive. Ky koleksion përbëhet nga tri vëllime: i pari dedikuar historisë së modës; i dyti bizhuterive dhe i treti parfumeve emblematikë.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Dior
7 dizajnerët më të famshëm të Dior përmbledhin historitë e tyre, duke sjellë një libër voluminoz, të mbushur me grafika ilustruese dhe foto nga Laziz Hamani. Ky libër ikonik duhet të jetë patjetër pjesë e koleksionit tuaj.


All About Yves
Yves Saint Laurent, një emër që hyri në botën e modës për t’u bërë një legjendë. Libri përmban sketche, letra personale, fotografi të rralla, historinë dhe karrierën e Catherine Örmen. Historia ndahet në periudha shumë të rëndësishme të jetës së saj.


Balenciaga – Shaping Fashion
Krijimet mahnitëse të Balenciaga janë tejet të preferuara në industrinë e modës. Ky volum përmban gjithçka që përbën Balenciaga dhe sfilatat e jashtëzakonshme të markës të mirënjohur.


Valentino: Mirabilia Romae
Në 2015, Valentino celebroi në Romë bukurinë, historinë dhe kulturën fantastike që mbart. Një libër i jashtëzakonshëm i cili ka evoluar të gjithë stilin!


Fendi nga Karl Lagerfeld
Për të fesstuar si duhet ditëlindjen e 50-të të Karl Lagerfeld, Fendi botoi në vitin 2015 një libër i cili sjell mënyrën e drejtimit të legjendarit Karl dhe krijimet e tij fantastike. Arkiva, dëshmi dhe ilustrime, të gjitha në këtë libër.


Alexander McQueen: Savage Beauty
Avangard, futurist dhe shumë guximtar, McQueen ka sjellë krijime trasgresive dhe shumë joshëse. Një revolucion në industrinë e modës, “Savage Beauty” sjell në mënyrë të jashtëzakonshme historinë e brand-it fantastik.


Kate nga Mario Sorrenti
Retrospektivë! Zhvendosemi në vitet ’90, ndërkohë që Mario Sorrenti fotografon rininë dhe bukurinë e vajzës që inspiroi modën, Kate Moss. Asokohe e dashura e fotografit, Kate Moss dominoi kopertinat e revistave prestigjoze, paradat gjigante të markave më të njohura dhe dëshmoi kudo supermacinë e saj.


Louis Vuitton Windows
Një përzgjedhje e jashtëzakonshme nga McLeod dhe Ansel Thompson për një periudhë kohe prej 5 vitesh. Pa dyshim, një must have!


Alaia
Azzeddine Alaia ka shënjuar modën dhe ka adhuruar trupin e grave në mënyrën më të bukur të mundshme. Me elegancë dhe shumë dashuri për trupat femërorë, dizajneri ka sjellë kryevepra të jashtëzakonshme, të cilat dëshmohen në këtë libër.

 

Sugjerime të tjera:


Pucci


Oscar de la Renta


Dries Van Noten


The Bardot Style


The Fashion Book


Sportmax