Ekziston një hipotezë se librat përshtaten me stinët. Kështu, Elegance jus jell librat që duhet të shfletoni dhe lexoni me shumë vëmendje këtë prag vjeshte. Ju garantojmë që do të dashuroheni me historitë e tyre mbresëlënëse.
“Oh”
Anton Pashku/ 1100 lekë
Ky roman është krejt i veçantë në letërsinë shqiptare dhe për nga teknika e shkrimit, renditet me kolosët botërorë. Kur u prezantua për herë të parë për publikun u cilësua si “hermetik” dhe një jehonë e antiromanit, por realisht është një vepër në vazhdimësi të natyrshme dhe pararendëse e modernizmit. Kjo prozë prish të gjitha konvencionet tradicionale dhe artikulon një figurshmëri tejet origjinale dhe unike, me anë të vizioneve të shumëfishta universale. Ky roman ka një fabul klasike, pa një rrjedhje kronologjike, pa një këndvështrim të fiksuar të autorit. Në filim të romanit prezantohen një sërë ngjarjesh që paralajmërojnë. “Oh” është totalisht një prurje e re në letërsi, që prej titullit që krijon ndjesinë e dhimbjes, por edhe të lehtësimit. Personazhet nuk kanë një emër, ndaj raporti mes tyre është sipërfaqësor, i limituar dhe pa përfshirje ndjesish. Rrëfimtari, burri, do të sajojë shkallët e zbritjes dhe ngjitjes së retrospektivës, duke inspektuar në subkoshiencën e tij, duke prekur bëmat e kaluara si një déjà vu. I veçuar dhe shumë larg reales, burri pluskon në flluskën e imagjinatës dhe shpaloset si një idealist dhe iluzionist që ndërton kështjella rërë. Gruaja, veç shoqëron nga distanca dhe nuk merr pjesë në asnjë nga udhëtimet e burrit. Fundi i romanit paraqet një përsëritje të tekstit fillestar, ku gruaja nuk është më dhe akuariumi me 3 peshq, tashmë ka si banor vetëm njërin prej peshqve, i cili lëviz krenar në hapësirën e mbetur. Pas të githë udhëtimit në të dy kahet e botës, teksti paraqitet si një mjedis i mbivendosur dhe lexuesi përjeton një sërë përfytyrimesh simbolike, lidhur me realitetin dhe jetën përgjithësisht. Romani paraqet një strukturë tërësore në formë qarkore, ku udhëtimi i nisjes ngjan me atë të kthimit, një Odise pa kohë. Koha dhe rrëfimtari jo gjithmonë ecin bashkë, ndaj “Oh” thyen të gjitha trajtat e mësuara në letërsinë shqiptare.
“Si një histori dashurie”
Abdi Nezemian/1800 lekë
Subjekti: Reza është një djalosh iranian i cili është zhvendosur në Neë York me familjen e tij. Ajo që di Reza është fakti se është gay dhe se ndjen tmerr! Judy është një fashion designer shumë premtues, gjithashtu gay dhe shumë i impenjuar në mbështetjen e këtij komuniteti. Të dy takohen dhe dashurohen. Nezemian na servir një histori të jashtëzakonshme, e cila nuk duhet humbur!
“Vajza të zakonshme”
Blair Thornbhurg/ 1300 lekë
Subjekti: Për dy motrat Plum dhe Ginny është një mision të acarojnë njëra-tjetrën. Por gjithçka ndryshon kur financat e familjes falimentojnë dhe karakteret fillojnë të shpalosen me natyra dhe raporte të reja. Një roman tejet dinamik dhe i mbushur me një gjuhë shumë të pasur artistike, në mision për të rrëfyer jetën familjare në të gjitha dimensionet në të cilat ajo shfaqet.
“Virtualisht e jotja!”
Sarvenaz Tash/ 1500 lekë
Subjekti: Mariam Vakilian nuk ka dalë në një takim prej 5 muajsh, kështu vendos të rimarrë në dorë jetën sentimentale dhe të logohet në një ëebsite njohjesh. Gjërat komplikohen kur fillon të flasë me një personalitet të famshëm, Jeremy. Zemra e Miriam dhe aplikacioni nuk bien dakord me njëra-tjetrën dhe kjo përbën një prej dramave më të mëdha të modernizmit!