Magjepsje në Lisbonë…

Ka diçka që godet menjëherë, çdo vizitor që shkel në Lisbonë: mënyra e paqtë e stilit të jetës, të vendasve që ndajnë përditshmërinë në kryeqytetin e Portugalisë. Njerëzit nuk kanë asnjë ngut, rrugët të cysin drejt furrave të bukës(të panumërta në Lisbonë). Autobusët e mëdhenj, me llojshmëri ngjyrash janë të ngjashëm me ylberin për shkak të nuancave të përbashkëta.  E gjithë këto detaje e bëjnë Lisbonën vendin ku mund të zgjohesh dhe të ngrysesh me magjepsje dhe kureshti të jashtëzakonshme…

Me një pasuri të papërshkrueshme historike dhe kulturore, kryeqyteti portugez është një atraksion i përhershëm për turistët që e vizitojnë në periudha të ndryshme të vitit. Rrugë të shtruara me kalldrëm, kështjella të pozicionuara në pikat më të larta të Lisbonës, muze dhe teatro të cilat të ftojnë në një gamë të plotë argëtimi nga mëngjesi në darkë. Për çdokënd që zgjedh të kalojë pushimet në Lisbonë diçka është e sigurt: do të mbeteni me kokën pas…Sepse ky qytet ofron shumëçka!

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Çfarë të vizitosh?
Niseni ditën tuaj me mëngjesin në Tartine, një furrë buke në miniaturë, por elegante e pozicionuar në lagjen Chiado. Do të udhëtoni si nëpër një fllad ndjellës, ku aroma e bukës së ngrohtë dhe gjalpit do t’ju kutërbojnë për t’ju ofruar një shije që do ta mbani mend gjatë. E nëse siguroheni që ka ardhur ora e kafesë, kërkoni një “Americano”, kafeja tipike e servirur në filxhanët portugez, e cila ndërsa e gjerbni mund të përkthehet pa frikë në një goditje të menjëhershme magjepsje vetëm me një filxhan ekspresi. Është një gamë kënaqësish që kryeqyteti portugez i ofron pa kushte…Legjendat thonë se Lisbona si qytet ka qenë i ndërtuar në shtatë kodra. Dhe një vend i përshtatshëm ku mund të soditësh të gjithë dhe gjithçka nga lart, është maja Sao Jorge, me një kala shekullore e vjetër dhe me të njëjtin emër shtrihet para syve tuaj me një bukuri përrallore, në tërë qytetin historik dhe lumin Tagus, një nga atraksionet më të njohura për turistët që vizitojnë Lisbonën në periudha të ndryshme të vitit. Në rrugën e kthimit për në hotel ose vendqëndrimin, ecni në këmbë nëpër lagjen Alfama, më e vjetra në Lisbonë, e pozicionuar në mes të kështjellës Sao Jorge dhe lumit Tagus. Një labirinth i qetë i rrugëve të shtruara me kalldrëm, rreshtohen para jush, çka do ju jap ndjesinë e kthimit pas në kohë, në atë periudhë ku ngjan sikur ora ka ngecur…Ditëve të marta dhe të shtuna, kërkoni nëpër Feiras de Ladra, tregu i madh që mbush plot rrugët e Lisbonës me objekte antike dhe artizanale të cilat tregtohen nga shitës ambulantë. Me siguri që do të gjeni diçka që do iu vlej si kujtim nga ditët e qëndrimit aty. Në mbrëmje, gëzojuni argëtimit në një nga klubet e natës më famozët të njohur si Clue de Fado(disa e quajnë muzikën që luhet aty si shpirti i Portugalisë). Ndërsa, gatimet e shijshme, dhe specialitetet e kulinarisë, si sallata e oktapodit, apo “bacalhau com natas”(merluc i marinar me kripë, qepë, krem qumështi dhe patate) piqet në furrë dhe është një nga gatimet tradicionale të Lisbonës. Një gotë(ose dy) verë e kuqe nga rajoni verior Duoro i Portugalisë wshtw e duhura për një mbrëmje të këndshme në shoqërinë e një pije të mirë…