Përçmimi
Alberto Moravia/ 800 Lekë
Shoqëria e ditëve të sotme është e zbrazët, një hendek i pakalueshëm mes ndjesive dhe dukjes së jashtme, ku duket se kjo e fundit po zë vendin më të madh dhe po e asimilon emocionin dhe ngadhënjimin e zemrës. Pikërisht, për këtë flet edhe “Përçmimi”, duke na fshikulluar me kamzhikun e arsyes dhe duke na bërë një ekzaminim real dhe tejet të pamëshirshëm, i cili nxjerr në pah dëshpërimin, vetëmashtrimin dhe manipulimin emocional të njerëzve të shekullit të XXI. Shoqëria moderne e konsumit, duket se me ritme të shpejta, po konsumon edhe shpirtrat dhe ndjesitë tona.
Një apartament në Paris
Guillaume Musso/ 1200 Lekë
Një thriller mjaft tërheqës dhe adiktiv, i cili na prezanton në botën misterioze të frymëzimit, krijimit dhe prodhimit të artit. Personazhet tejet njerëzorë, realë dhe të prekshëm, mbartin shumë nga gjithsecili prej nesh dhe falë situatave dhe bisedave të tyre vitale dhe shumë të natyrshme, shpalosin botëkuptimin dhe inspirimin e tyre, duke e bërë “Një apartament në Paris” një vepër shumë joshëse. “Arti është një gënjeshtër që thotë të vërtetën” është pohimi që rrotullon subjektin e librit.
Një xhentëlmen në Moskë
Amor Towles/Çmimi 1,300 Lekë
“Një xhentëlmen në Moskë” na dërgon në një epokë tjetër, ku hijeshia, klasi dhe eleganca janë ulur këmbëkryq jo vetëm në sjelljet e njerëzve, por edhe në mënyrën si e jetojnë jetën. Romani na shpalos përpjekjet e kontit Aleksandër Rostov, i cili endet në Moskën sublime dhe përpiqet që të gjejë me çdo kusht qëllimin e madh të jetës dhe të kuptojë vetveten dhe të tjerët përreth.