Një perlë e vogël, por me shumë vlerë! E tillë është Shqipëria jonë e dashur në sytë e të gjithëve, ndaj sot, do t’ju rrëfejmë disa prej vendeve të cilat kanë mahnitur çdokënd që i ka parë.

Theth
Theth
I mrekullueshëm, mbresëlënës, magjik! Thethi është parajsa mbi tokë, një përrallë e cila gjithmonë do të mbetet një prej destinacioneve që na krenon.
Valbonë
Një tjetër përrallë me narrator Shqipërinë! Valbona është padyshim një vend i cili nuk harrohet lehtë.

Lurë
Lurë
Shtatë liqene të cilat janë gati t’ju lënë pa fjalë!

Koman
Koman
Nëse ju duhet një tjetër arsye për të vizituar Shkodrën e bukur.

Kanionet e Osumit
Kanionet e Osumit
Zgjedhja e duhur për një aventurë me familjen ose miqtë. Gjithashtu, pamja është spektakolare.

Ujëvara e Sotirës
Ujëvara e Sotirës
Një destinacion unik, fiks për një piknik të pazakontë.

Ujevara e Peshturës
Ujëvara e Peshturës
E mahnitshme dhe krenare, kjo ujëvarë ju fton të freskoheni dhe të zbuloni të gjithë qytetin e Tepelenës.

Lëpushë
Lëpushë
Për ata që adhurojnë të ftohtin dhe që duan të gjejnë një vend super unik.

Zvërnec
Zvërnec
Mund të vizitoni manastirin e Shën Mërisë dhe të shikoni një kryevepër arkitektonike.

Mozaiku i Bukuroshes së Durrësit
Mozaiku i Bukuroshes së Durrësit
Është ndërtuar në shekullin IV dhe njihet si një ndër mozaikët më të lashtë në Europë. Teknika e punimit është tejet e veçantë, ndaj gëzon adhurimin e të gjithëve.

Laguna e Kune-Vain
Laguna Kune-Vain
Një hapësirë e gjelbër, e cila është habitat ii një numër të madh speciesh të florës dhe faunës, njëkohësisht një spektakël natyror për pushuesit.

Apoloni
Apoloni
E ndërtuar në vitin 588 para Krishtit, Apolonia është një qytet antik, i cili gjithmonë ushqen kërshërinë e turistëve. E ndodhur rreth 12km larg Fierit, është një mëkat të mos e vizitosh.
Butrint
Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit është një destinacion fantasik! Butrinti është një thesar i i fshehur, i nodhur pranë Sarandës, ndaj ju këshillojmë ta zbuloni!