Dorina Shehu,
Visual Merchandiser në COIN Tirana
E hënë
Një veshje e lehtë dhe tejet e përshtatshme për prag ndërrimin e stinëve. Nuanca gri e cila dominon në tërësi këtë look të ditës së hënë, vjen në harmoni me tonalitetin gold të këpucëve. Çanta e lëkurës është e stilit klasik.
E martë
Casual Chic! Kësisoj mund të etiketohet ky stil i Dorinës. Prakticiteti që ofrojnë atletet në përditshmërinë e punës së saj, thyhet nga detajet e kuruara. T-shirt pambuku, i veshur me një fund të zi me motive të punuara në mënyrë artizanale dhe xhaketë lëkure është një stil praktik për të.
E mërkurë
Kush tha që ngjyra e zezë vishet vetëm në dimër?! Duket se kjo është një nuancë e preferuar për Dorinën këtë sezon. Përpos look-ut total black, stili i saj thyhet nga aksesorët, si varësja metalike, syzet e diellit, ora, etj.
E enjte
Dozat e stilit chic dhe trendy, realizojnë një pamje super moderne të ditës së enjte. Pantallonat e lëkurës, bluza sportive dhe çanta tip backpack janë gjetja e duhur për t’u kombinuar me këpucët elegante.
E premte
Një veshje që reflekton elegancën e saj. Feminiliteti në thjeshtësinë e këtij look-u, ku këpucët në nuancë rozë dhe çanta e zezë janë element must që nuk mund t’i mungonin së bardhës dominuese në tërësi të kësaj veshjeje.