Mr.Elegance – Xhani Shqerra

Është pa dyshim një ndër figurat më elegantet të ekranit, shumë i pasionuar pas estetikës, së bukurës dhe të jeturait me shumë stil. E kemi etiketuar si “Mr. Elegance”, Xhani Shqera këtë titull e mban denjësisht duke i ofruar ndjekësve të tij, të gjitha këshillat dhe frymëzimin përmes televizionit dhe rrjeteve sociale. Shumë shpejt do ta shohim në programin që do t’i dedikohet gjithë sa thamë më lartë dhe jo vetëm, Xhani sjell një pikvështrimi sentimental, melankolik, ispirues, tradicionale, bashkëkohor, por mbi gjithçka plot sharm dhe në sintoni perfekte me “Bel MONDO” e tij.

Xhani si ka nisur pasioni yt për estetikën dhe të bukurën?
Besoj është i lindur që femijë kam qënë shumë i tërhequr ndaj detajeve, siluetave, kombinimet e ngjyrave dhe pa e kuptuar e gjeja veten të zhytur në to.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Ku e kategorizon veten e kam fjalën në stil çfarë të frymëzon në raport me dukjen, veshjen?
Pasioni për këmishat apo xhaketat, e ka zanafillën pikërisht në fëmijëri,  hera e parë që kam veshur një të tillë ka qëne falë dhuratës që më bëri nuni im italian, Ariosto, në një vizitë pas hapjes së kufijve me perëndimin. Isha fëmija më i lumtur në atë moment, edhe pak atipik duke patur parasysh moshën, vetëm 6 vjeç. Stil që e bëra timin me rritjen e ku e gjej veten më së miri sepse të jep mundësi të jesh mashkull, elegant, komod dhe ti përshtatesh çdo rasti.

Cila figurë botërore është një ikonë mode dhe stili për ju?
Më shumë se mode, është stili jetesës, bëhet fjalë për aktorin e madh Jean Paul Belmondo, figurë poliedrike, i zoti në profesionin e tij, charmant tipik francez dhe me këmbë në tokë.

Nëse do të na këshillojë për një brand apo markë cila do të ishte ajo dhe përse?
Nuk jam shumë i lidhur me një të vetme por me trendet sipas sezoneve.. Megjithatë Gianfranco Ferrè do ta veçoja për linjat e pastërta dhe vlerësimit që i bën mashkullit duke e sjell gjithnjë elegant.

Përtej modës dhe estetkës, ju jeni edhe një interior dizajner, çfarë të frymëzon tek të jeturait bukur?
Frymëzimin e gjej tek njerëzit, te deshirat e tyre, te natyra kureshtja për ti njohur, për ti vlerësuar, më ka shndrruar në një “arkitekt” të së bukurës, për një jetë më të mirë!

Cila është për ju filozofia më e mirë e të jetuarit dhe sa ndikon të jetuarit mirë në cilësinë e jetës?
Të qenurit i hapur ndaj të bukurës, të parit te saj në çdo gjë, tek çdokush. Kërkon pak impenjim por në fund të ditës benefiti është i madh. E nesërmja është me produktive!

Le të ndalemi pak te arti dhe letërsia, sa ndikim kanë patur gjinitë e artit në formimin tuaj dhe sa ndikojnë ato sot në punën që bëni?
Ato janë abetarja e formimit tim. Kam patur fatin të rritem në një ambjent artistësh dhe profesionistësh nga të cilët kam trashëguar një mendjehapësi për tu ushqyer me to e për ti përkthyer më pas si i rritur në komunikimet e mia.

Po familja sa ka ndikuar tek ky arsenal me shije?
Shumë. Jam rritur me figura të forta femrash e meshkujsh elegant të cilët edhe në ditët më të vështira të persekutimit komunist, nuk hoqën dorë nga bon toni i tyre në sjellje apo veshje, ashtu me sakrifice por me dinjitet të lartë.

Cili është raporti që keni me ekranin, televizionin, së shpejti do të vini me një program që i përfshin sa folëm më lartë dhe më shumë se kaq, do të na tregoni diçka më shumë?
Ekranin e shoh si një strument të mirë për të komunikuar. Për mua misioni i tv duhet të jetë ai i informimit, duke edukuar. Për këtë arsye kam zgjedhur të bëhem pjesë aq sa ky mision përmban keto vlera, pa i tejëkaluar relatat. Kjo marrëdhënie e sinqertë me publikun ka rritur dhe pritshmërinë e tyre ndaj vendosa te sjell diçka që mban vizionin dhe shijen time, në relata me të gjithë ata aktor të një stili jetese të bukur.

Çfarë suprize do të sjellë ky program?
Bel MONDO sjell botën e bukur duke u bazuar në historitë e atyre që puna dhe vepra i ka shndruar në ambasador të një stili jetese për tu vlerësuar. Do të jetë një takim i cili do të celebroj këto vlera dhe kam bindjen se tek publiku do të mberrij si një vals i lumtur, për të zbuluar ose rizbuluar Shqiperinë dhe shqiptarët elegant.

Stil

Thënia jote e preferuar rreth modës? “
Një mashkull mund të veshë çtë dojë, do të mbetet gjithmonë një aksesor i femrës!”
e Coco Chanel.

Parfumi juaj i preferuar?
Mr. Burberry edhe para se të bëhesha Brand Ambassador i tij për Shqipërinë.

Modeli dhe marka e preferuar e këpucëve?
Handmade, Made in Italy.

Aksesori që përdorni aktualisht, dhe ndonjë brand i njohur i bizhuve që ju pëlqen?
Janë të vetmet aksesor që nuk përdor.

Wishlist, çfarë të ka mbetur në mendje këtë vit, çfarë dëshiron të blesh?
Nje biçikletë city, nga ato me xhepa lëkure në anët e rrotës së pasme. Do ja bëj dhuratë vetes!

Personalitet

Nësë do të zgjidhje një gjini artisike si më të preferuarën cila do të ishte dhe pse?
Janë aq natyrshëm të ndërlidhura me njëra – tjetrën sa që do të ishte e pamundur të mund të veçoja një të vetme. Të gjitha kanë për bazë komunikimin!

Filmi/Regjisori/Aktori i preferuar?
Last tango in Paris” është një kryevepër. Meqenëse jemi tek ky film do të përmendja Bernardo Bertolucci-n por edhe të tjerë si Fellini, Pasolini, italian kryesisht. Ndërsa aktori mbetet ai, i madhi Jean Paul Belmondo.

Letërsia e preferuar/ Titulli që të pëlqen më shumë?
Kam dy të preferuar pasi në periudha të ndryshme kanë ndikuar në jetën time; “Princi” i Makiavelit dhe “Bota e djeshme”, nga Stefan Zweig.

Kuzhina e preferuar?
Ajo italiane, sigurisht.