Mrekullitë e arkitekturës në xhunglën aziatike

 

Azia ka bukuri të jashtëzakonshme, të cilat ndërthuren mrekullisht me arkitekturën, për të sjellë një binom shumë interesant, në të cilin ruhet më së miri egërsia e xhunglës dhe peizazhet mbresëlënëse.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Elegance ju sjell 5 prej vendeve më ekzotike në kontinentin e largët.

 

Heritance Kandalama në Sri Lanka

Në bregun e liqenit Kandalama, përbri Tempullit të Artë të Dambulla, gjendet një prej hapësirave më unike, në të cilat do të kaloni pushimet më të bukura. Heritance Kandalama është dizenjuar prej Geoffrey Bawa në vitin 1990, është krejtësisht eco-friendly dhe është ndërtuar me gurë natyralë, për të ruajtur të gjitha elementet e natyrës. Përbëhet nga 152 dhoma (secila dhuron një pamje mahnitëse), 3 pishina, 5 restorante dhe një spa super fantastike.

 

Como Shambhala Estate në Bali

Listën e hoteleve më të bukur në Bali e kryeson Como Shambhala Estate, i krijuar nga Cheong Yew Kuan dhe ofron një peizazh që të mbush shpirtin. Hoteli i jashtëzakonshëm përbëhet nga 30 dhoma, në interiorin e të cilave dominon materiali i drurit, 2 restorante dhe një spa.

 

Datai Langkawi në Malajzi

I fshehur në një pyll 10 milion vjeçar, resorti malajzez është një parajsë e vogël, mahnitëse. Në një vend kaq idilik, hoteli dhuron banja dielli, udhëtime me varkë, fushat e golfit, mesazhe relaksuese dhe shumë të tjera.

 

Amandari në Bali

Në mes të pyjeve të pafundme të Ubud, hoteli është pjesë e grupit Aman, i dizenjuar nga arkitekti Peter Muller. Shpirti i Balit dhe tradita e shtëpive të drurit zënë vend në këtë hapësirë, për të dhuruar më të mirën e Indonezisë.

 

Four Seasons në Chiang Mai

Four Seasons është një hotel i rrallë në kontinentin aziatik dhe prej vitesh vijon ta mbajë stafetën si një prej destinacioneve më të mrekullueshme. I vendosur në trekëndëshin e artë mes Laos, Burnës dhe Tailandës, kjo parajsë qetësuese i dhuron vizitorëve magjinë e pyjeve, xhunglës dhe panoramave unike.