Muzeu i Dizajnit Holon

Muzeu i Dizajnit Holon, është hapur në Mars të vitit 2010 dhe shumë shpejt fama e tij e pagëzoi si prijësi i muzeve të kulturës bashkëkohore të dizajnit. Një godinë ikonike e ndërtuar nga arkitekti me famë botërore, Ron Arad, “Design Museum Holon”, është një ambient dinamik për dizajnerat, studentët, industrinë kreative dhe publikun në tërësi.

Çdo vit në sallat e muzeut prezantohet një program shumë i ngjeshur me aktivitet të fushave të ndryshme, që nga interior designe, moda e deri tek teknologjia më e lartë e zhvillimeve të fundit. Vitin e shkuar, një prej stilisteve më famë botërore Iris Van Herpen, përdori pikërisht sallat e muzeut për të prezantuar koleksionin e saj me temë futuriste, që gërshetonte punimet tradicionale me prodhimet e printit 3D.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Objektivi
Qëllimi parësor i muzeut nuk është ekspozicioni, por frymëzimi dhe sfida e komunitetit të dizanjerave krijues dhe rritja e perceptimit publik, për rolin e dizajnit në shoqërinë tonë bashkëkohore. Ndaj koncepti shumë interesant i interiorit të oborreve të brendshme dhe “séparé-ve” të ambienteve, është i realizuar me xham të temperuar në ngjyrat e natyrës, për ta bërë sa më të afërt për konceptin tonë të ngjyrave dhe po ashtu sa më komunikues për ata që do ta vizitojnë këtë muze, e po ashtu ata që do të ekspozojnë në të.

Investimi
Bashkia e qytetit Holon në Izrael investoi rreth 17 milion dollarë në ndërtimin dhe themelimin e këtij muzeu. Që kjo qendër të funksionojë, kërkohet gjithmonë e më shumë suport i madh ekonomik dhe mbi të gjitha politika që fokusohen drejtë dizajnit. Ndaj shteti Izraelit vijon të mbështesë programe për ndërtimin e një habitati të zhvilluar për dizajnin bashkëkohorë. Këto politika e kanë bërë muzeun një qendër për teknologjinë, po ashtu një oaz për punimin e multiplikativëve.

Misioni
Të angazhuar në krijimin e një arene krijuese për eksplorimin dhe shqyrtimin e parimeve dhe interpretimeve të dizajnit, Muzeu i Dizajnit Holon shërben si qendër kryesore për inovacion në fushën e artit grafik. Ai ofron një përvojë emocionuese, të angazhuar dhe gjithëpërfshirëse të dizajnit për të gjithë, pavarësisht nga mosha ose prejardhja. Nxit një dialog ndërkombëtar duke theksuar rëndësinë e dizajnit të cilësisë dhe rëndësinë e tij në jetën tonë, zhvillon një arkivë interaktive digjitale për hulumtimin teorik dhe praktik të dizajnit dhe përfshin një koleksion historik të dizajnit izraelit. Muzeu dhe projektet e tij po përdorin qytetin që i ka mikëpritur si një rast studimor, për të kuptuar se si mund të ndryshojë një qytet apo komunitet me ndihmën e artit dhe dizajnit.

Vërtet ndaj parimeve të tij udhëzuese, Muzeu i Dizajnit Holon do të hetojë ndikimin dhe marrëdhënien e dizajnit në hapësirat urbane dhe jetesën, duke përdorur qytetin e Holonit si një rast studimor.

Salla Permanente e Arkivit
Midis shumë sallave, njëra prej tyre është më interesantja, po flasim për atë të koleskionit apo thënë ndryshe salla e artit grafik Izraelitas. Aty gjenden të përmbledhur pionerët e dizajnit, të cilët kanë bërë histori, jo vetëm në shtetin e tyre, por edhe në arenën ndërkombëtare. Kjo sallë, ndryshe nga të tjerat, është gjithmonë e hapur për publikun dhe vizitohet pa pagesë, sepse muzeu synon edukimin përmes artit dhe kulturës.

Shkallaret e Muzeut
Interesante në strukturën e brendshme të muzeut janë shkallaret, që përfundojnë në një shesh pushim të rrethuar nga banera të mëdhenj, të cilët dhurohen falas për artistët pamor që shprehen përmes fjalës dhe imazhit.

Sallat e Brendshme
Sallat e brendshme kanë një hapësirë të madhe dhe plot dritë, ato ofrojnë mundësinë e ekspozimit të zhanreve të ndryshme të arteve vizive dhe punimeve më të fundit teknologjike. Ndërtimi dhe dekori i brendshëm i sallave është minimal, post-industrial dhe është mishërimi i ekspresionit të kohës kur është ndërtuar.

Themelimi i “Design Holon”, është një pikë e lartë në procesin e vazhdueshëm të transformimit të qytetit të Holonit në një epiqendër të kulturës dhe edukimit. Gjatë dekadës së fundit, qyteti ka prezantuar një mori programesh ndërtimi, festivale kulturore, festivale të artit bashkëkohor dhe instalime të artit urban.