Në zemër të Tiranës, në pikën e referimit të kryeqytetit tonë, ka zënë vend një hapësirë shumë e veçantë, e cila në “shkretëtirën” e bareve dhe restoranteve, vjen si një oaz i ëmbël dhe tejet tërheqës.
Café Botánica është vendi ideal për të gjithë ata që dëshirojnë “të freskohen” me magjinë e një bote të tërë, e cila ka kudo pjesëza të natyrës.

Interior
Mbresëlënës, i adhurueshëm dhe plot jetë! Me këto fjalë mund ta përmbledhim interiorin e Botánica-s. Dekori i bukur, fin dhe njëkohësisht i kombinuar me shumë delikatesë, me ngjyra vitale dhe hapësira të mbushura me buzëqeshje dhe detaje fantastike.
Petalet e luleve, larmia e bimëve me ngjyra dhe përmasa të ndryshme, e bëjnë Botánica-n një destinacion super të veçantë dhe atraktiv.
Materiali i cili është elementi kyç dhe dominon në interiorin e botës së luleve, është druri dhe me të luhet dhe i jepen përmasa të ndryshme, në funksion të arredimit.
Të gjitha tavolinat unifikohen me këtë material dhe janë sa komode, aq edhe interesante. Përmasat, format dhe dekoret e veçanta që plotësojnë tavolinat, janë tejet të këndshme dhe harmonizohen mrekullisht me gjithçka përreth.
E themi me siguri se rehatinë dhe kënaqësinë që do të gjeni te Botánica, vështirë se do ta hasni në ndonjë vend tjetër në Shqipëri.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Llampat
Sapo hyn në ambientin magjik të Botánica-s, nuk mund të mos mahnitesh nga llampat e mrekullueshme, të cilat thuren me lule dhe e ndriçojnë hapësirën në mënyrë unike, duke dhuruar njëkohësisht ndjesi shumë pozitive.

Çdo anë e kënd i Botánica-s është i mirëshfrytëzuar dhe çdo detaj përbën një rëndësi të jashtëzakonshme. Duke u ndërthurur me mjedisin përreth dhe duket se gjithçka shkon si duhet, fiks si në një oaz i cili përpos relaksit dhe energjive pozitive, përmban edhe një kuzhinë fantastike, për të cilën ju garantojmë se do t’ju rrëmbëjë të gjitha shqisat.

Çfarë ofron?
Kemi shkruar për interiorin e Botánica-s, por nuk mund të harrojmë kurrsesi kuzhinën e jashtëzakonshme që bari dhe restoranti servir.
Nëse ju ka shkuar mendja për një akullore edhe në dimër, e gjeni te Botánica. Madje, edhe cheesecake, macaroons franceze, kafe, pjata me shije të mrekullueshme, të kuruara estetikisht, koktejle me përbërës magjikë dhe sigurisht, orë të gëzueshme, të shpenzuara në mënyrën më të mirë.

Leave A Comment

Your email address will not be published.

error: Content is protected !!