Natyrale

Prej vitesh tashmë, Aurela Hoxha ka vendosur emrin e saj në një piedestal në fushën e modës në vendin tonë. Kudo ku shkel, ajo shkëlqen, ndaj nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe me linjën e saj të luxury swimwear.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Nisur nga lidhja e modeles me modën, linja që mban emrin e kreatores, është një gjetje që përjetëson pasionin, ëndrrën dhe punën e Aurela Hoxhës. E dashuruar me stilin dhe feminilitetin, koleksioni i saj është një vepër arti!

Modele unike, joshëse dhe ekstravagante janë veçantia e krijimeve të Aurelës. relaxinfo. Linja e saj ka rezultuar shumë e suksesshme, duke u promovuar edhe në Milanon e modës, Parisin e finesës dhe Barcelonën seduktive.

Eleganca e Aurelës dhe koleksionit të saj nuk mund të mungojë në kopertinën tonë, ndaj shijoni brishtësinë e stilit.

By: Endrit Mërtiri
Modele: Sindi Myftari, Bernarda Islamaj, Melisa Toska, Alesia Nokaj, Samanta Sala, Ivana Xhelili, Dajana Kalo
Hair & MUA: Suela Çangu
Styling: Ksela Lara
Lingerie: Aurela Hoxha