Ndiçim me stil

Ku ka dritë ka jetë, por ka edhe stil, edhe kreativitet! Të ndricosh shtëpinë më llampat e duhura është një sfidë më vete, ndaj ne jemi munduar t’ju thjeshtojmë punën dhe t’ju sugjerojmë disa llampa unike e kreative, të cilat do ta bëjnë shtëpinë tuaj të mbetet gjatë në memorien e vizitorëve tuaj.

Llampa si shishe vere

Perfekte për çdo dashamirës së verës! Dizenjo unik dhe ndriçim i theksuar, i cili do t’ju bëjë ta adhuroni shtëpinë tuaj edhe më shumë. Për më tepër, është krijim handmade!
Çmimi: 68.19$.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Llampa Beetlejuice

Është një must-have për çdo admirues të Tim Burton! I jep origjinalitet dhe unikalitet hapësirës suaj dhe ju bën të dukeni misteriozë dhe të çuditshëm.
Çmimi: 58.47$.

Llampa në formën e Kripës së Himalajave

Jo vetëm dizajni i pazakontë, por harmonia e ngjyrave rozë dhe portokalli i ofron ambientit qetësi dhe ndikon pozitivisht në humorin tuaj.
Çmimi: 35.75$.

Llampa Kapele

E inspiruar prej Charlie Chaplin dhe me synimin që ta bëjë shtëpinë tuaj të duket unike. Me dizenjo minimaliste dhe tepër argëtuese!
Çmimi: 395$.


Llampa Kovë Boje

Ngjyra pastel që e identifikon këtë llampë kombinohet lehtësisht me çdo stil dhe arredim. Lëreni formën e pazakontë të flasë për kreativitetin tuaj!
Çmimi: 70.99$.

Llampa e gjakosur

Pak “horror” nuk i bën keq askujt! E kuqja e gjakut nuk është dukur kurrë më mirë!
Çmimi: 249$.

Llampa Robot

E kush nuk e do një robot të lezetshëm që mendohet? Sidomos kur ndriçon dhe kompleton arredimin e shtëpisë!
Çmimi:118$.