Në shtëpinë e Valeria Napoleone, mbështetësja më e madhe e artisteve

Njihuni me Valeria Napoleone, një grua kaq speciale, e cila pëlqen ta shijojë jetën dhe të rrethohet vetëm nga e bukura dhe arti.

Asaj iu deshën plot 9 vite të rindërtonte tarracën e saj me stil viktorian, në Kensington, Londër dhe që prej asaj kohe, e ka mbushur çdo cep të shtëpisë me copëza arti që Valerian e frymëzojnë. Cila është e veçanta e këtyre veprave? Janë të gjitha të krijuara nga artiste gra!

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Napoleone u rrit në një qytezë të vogël jashtë Milanos dhe nisi të koleksionojë art rreth të 20-ve, në kohën kur jetonte në Neë York. Pasi u diplomua dhe u martua, Valeria e pati mëse të qartë vizionin e shtëpisë së saj, sigurisht edhe si do ta arredonte atë. Arti i grave dhe feminizmi i saj u bashkuan në një binom të pandashëm.

Duke qenë se Valeria është një person shumë entuziast, ngjyrat me të cilat vishet janë gjithmonë vibrante dhe në kombinim perfekt. Ajo ka një stil të veçantë dhe nuk heziton asnjëherë të veshë printe, apo ngjyra që jo çdokush do të guxonte t’i vishte.


Për sa i përket koleksionit të artit, ajo adhuron të “mbledhë” vepra që krijohen nga artiste të reja, të kësaj gjenerate. Ajo preferon vepra që kanë sjellë ndryshimin dhe pas tyre, fshihet një koncept i rëndësishëm. Deri tani, koleksioni i zonjës së ngjyrave ka kapur shifrën e 450 veprave. Disa prej këtyre artisteve janë: Rebecca Morris, Lily van der Stokker, Monika Baer, si dhe Haegue Yang.

Elegance ju sjell disa prej qosheve më të këndshme të shtëpsië së Valerias, të cilat mund t’ju frymëzojnë në dekorin e radhës.