Vende për t’u vizituar: Është si dashuria e parë! Nuk mund t’i ndahesh lehtë dhe gjithnjë ke dëshirën e ethshme për t’u rikthyer në të. Për çiftet që duan një romancë dashurie, ata kanë kafenenë në Cours Saleya, ose një stol legjendar Promenade des Anglais për një muzg epik. Opsionet për gatime fantastike i gjeni kudo në Nisë, e ndërsa jeta e natës gumëzhin deri në orët e para të mëngjesit, skenat e artit pamor lulëzojnë çdo ditë si magjepsje vizuale. Me përzierje të pazakontë të qytetit si pasuri e botës së vjetër dhe me vendndodhje të jashtëzakonshme, Nisë është apeli universal i atraksionit për çdo turist. Ka një përzierje të shëndetshme mes të vjetrës dhe të resë, në artet e bukura pamore aty. Në spektrin bashkëkohor, kampion i pakrahasueshëm i skenës është “Musée d’Art Moderne”. Koleksioni i tij i madh dhe i përhershëm përmban një shfaqjeje të jashtëzakonshme nga shkolla e realizmit tek Pop Arti. “Galeria Jean Renoir” është një tjetër hapësirë sa i takon mundësive që i ofron talenteve të reja lokale, dhe duket se pjesëmarrja në të është një nga gjërat më të zakonshme në këtë qytet që ofron një mori zhanresh artistike. “Musée Matisse” dikur ka shërbyer si shtëpi e artistit, ku një numër i madh veprash të tij si piktura, vizatime, gdhendje dhe efektet personale vendosen në një mjedis të qetë, në një vilë të shekullit të 17-të. Në të kundërt, muzeu “Marc Chagall” është tjetër gjë, i ngjan një kllapie ku sulmi i ngjyrave dhe imazheve ballafaqohen në ambiente të zymta, gati si bunkerë o muze që gjithsesi aspektin vizual estetik e kanë të pranueshëm.
Cote d’Azur
Është atraksioni absolut i turistëve nga e gjithë bota. Nëse viziton Nisën, nuk mund të mos magjepsesh pas bukurisë natyrore të rivierës franceze, të kridhesh në ujërat e kaltër të plazheve e të shijosh pamjet fantastike që shtrihen para syve tuaj, ndërsa jeni duke shijuar një kafe ose një drekë në restorant.
Katedralja Ruse
Jemi mësuar të dëgjojmë për të famshmen Katedrale të Parisit, por ja që Nisë ka një tjetër po kaq të njohur. Në vitin 1864 kur Aleksandri i II-të vizitoi Nisën, u magjeps nga klima dhe bukuria e këtij vendi dhe vendosi të plotësojë një dëshirë o të themi kapriço të tij: të ndërtojë një katedrale ruse në zemër të qytetit. Sot, kjo është një atraksion për turistët.
Bazilika Notre’Dam
Me stil neo-gotik, e vendosur në sheshin Avenue Jean-Médecin në qendër të Nicës, kjo bazilikë katolike romake është e ndërtuar në mes të viteve 1864 dhe 1868. E projektuar nga Louis Lenormand, katedralja është më e madhja e Nisës.
Opera e Nisës
Jemi në Francë, praktikisht në “tokën” e kulturës, ndaj teatrot e artit janë të paevitueshme në këtë vend, natyrisht edhe në Nisë. Opera e këtij qyteti është godina ku performohen zhanret e ndryshme artistike nga baleti klasik, opera, koncerte të muzikës klasike, etj.