Tirana është një qytet ku gjen pak nga gjithçka, histori dhe art, realizëm dhe brutalizëm, tradicionalizëm dhe ekstravagancë, qendra universitare e hapësira industriale, diversitet kulturash e socializimi. Ndërkohë që përshkruhet kësisoj, kontrastet jane kaq të lexueshme duke u zhvilluar nga qendra në drejtim të nyjeve periferike, saqë pështjellohet ndjesia shpesh e një udhëtimi në kohë, apo nga një qytet në një tjetër.
Andaj qendra më e re tregtare në kryeqytet, Tirana Ring Center, me një vendondodhje gjeografike potencialisht të spikatur në një nga zonat më të frekuentuara në vend, e bën këtë qendër tregtare nga pikëpamja arkitekturore një nga projektet më të spikatura. Ky i fundit mban firmën e dy arktikekteve të talentuara, që drejtojnë “M&J” ArchiStudio, ndërkohë që në këtë intervistë të tyren ato shpalosin gjithëfarë detajesh rreth këtij projekti grishës.