Njihuni me “Jikka”, një shtëpi japoneze, e frymëzuar nga përallat më magjepsëse.
“Jikka” përbëhet nga pesë struktura të vogla, të cilat bashkohen për të formuar një shtëpi të vetme. E konceptuar nga arkitekti japonez Issei Suma, kjo shtëpi përkon më një filozofi e cila e vë theksin tek autenticiteti, e pazbutura dhe primitivja.
Vendndodhja e shtëpisë është në një kreshtë mali në perfekturën Shizuka dhe të gjitha strukturat e saj janë të ndërtuara në lartësi të ndryshme, për të rikrijuar malet përreth.
Por, le të vijmë te pyetja që po mendojnë të gjithë: Kush janë njerëzit që jetojnë në këtë shtëpi magjepsëse?
Pasi shtëpia përfundoi në vitin 2015, dy gra, njëra punonjëse sociale dhe tjetra kuzhiniere, u zhvendosën në këtë shtëpi, me shpresën që ta përdornin për t’u shërbyer të moshuarve në komunitetin e tyre. Gratë, jo vetëm u ofrojnë gatime të moshuarve, por e hapin shtëpinë e tyre duke mikpritura vizitorë të ndryshëm.
Në “Jikka”, ka edhe një dhomë mysafriësh, e cila mbart edhe një vaskë në formë nautilus (e përshtatshme për karriget me rrota), për çdo person të moshuar apo me aftësi të kufizuara, që ka nevojë për kujdes të specializuar.
Le t’i hedhim një sy shtëpisë magjike: