Njihuni me 10 muzetë më të bukur në botë, dedikuar modës

Nga Parisi, në New York dhe nga Londra në Antwerp, Elegance ju sjell 10 muzetë më të bukur në botë, të cilët duhet t’i vizitoni patjetër.
Nuk ka rëndësi nëse e adhuroni apo jo modën, sërish do të mahniteni nga arkitektura dhe interiori fantastik i muzeve anë e mbanë botës.


The Palais Galliera në Paris

Ky muze është ndërtuar në vitin 1978 dhe prej vitesh ka marrë vëmendjen e çdo vizitori. Është projekti i arktitektit me famë mbarëkombëtare, Léon Ginain.
Në vitin 1977, muzeu çeli dyert dhe u kthye në atraksionin më të madh të modës, duke mirëpritur ekspozita shumë të famshme si: “Alaïa”, “Dalida”, “The 50s” dhe “Margiela-Galliera”.
Së fundmi, muzeu ka paraqitur “Gabrielle Chanel” dhe një koleksion fantastik i cili përmes modës, rrëfen historinë e modës së shekullit të XVII-të.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


The Museum of Decorative Arts në Paris

Muzeu i Arteve Dekorative është ideuar nga Gaston Redon dhe është inauguruar në vitin 1905. Ky muze i mrekullueshëm ka mirëpritur koleksione fantastike, përfshirë këtu edhe Dior. “Christian Dior, dream designer” solli 700,000 vizitorë, duke vendosur një rekord të ri për muzeun, i cili vështirë të kalohet edhe në ditët e sotme.
Edhe pse pandemia e “paralizoi” përkohësisht punën e muzeut, pritet që shumë shpejt të çelë dyert për galeritë e modës.


The MET në New York

I vendosur në zemrën e New York, në Avenunë e 5-të, Muzeu Metropolitan i Artit (MET), është një prej muzeve më të mëdhenj të artit.
Në vitin 1872, muzeu u hap për publikun, duke ekspozuar më shumë se 2 milionë vepra arti në javë. Statuja të vjetra të antikitetit, piktura të mjeshtrave francezë dhe shumë koleksione të artit amerikan, gjetën vend në muret e MET. Më pas, MET mblodhi ajkën e modës, duke mahnitur edhe vetë Anna Wintour.


The V&A Museum në Londër

Muzeu i Victoria dhe Alberit është një prej muzeve më të mëdhenj në Europë dhe është i specializuar për artet dekorative, duke mirëpritur një numër të madh koleksionesh mahnitëse, si: bizhuteri, objekte të ndryshme, kristale, etj.
Mahnitës dhe gjithmonë tejet i pëlqyer, ky muze është i pari që u vjen në mend gjigantëve të modës, të cilët gjithmonë sjellin sfilata pompoze.


The Yves Saint Laurent Museum në Paris

Sigurisht, moda e ka një kryeqytet dhe është Parisi, ndaj nuk u çuditëm aspak kur më 3 tetor të 2017-ës, Saint Laurent na prezantoi me muzeun e brand-it prestigjoz. Hapësira përfshin 450 m2 dhe përbëhet nga aksesorët, sketçet, fotografitë dhe videot që kanë shoqëruar historinë e markës.


The FIT Museum in New York

Që prej inaugurimit të muzeut i cili i dedikohet modës dhe teknologjisë, kjo hapësirë artistike ka mirëpritur ekspozitat më të guximshme dhe inovative.
Prej afërsisht 50 vitesh, ky muze ka parë fustanet surrealiste të Elsa Schiaparelli, apo krijimet skulpturë të Alexander McQueen, duke dëshmuar idetë brilante të fashion designerëve që kanë rishkruar historinë e modës.


The Cristóbal Balenciaga Museum in Getaria

Ky muze u inaugurua në vitin 2011 në Getaria, në qytetin ku ka lindur fashion designer Cristóbal Balenciaga dhe në nder të tij, ka ekspozuar punën dhe vizionet e pionerit të modës. Muzeu është organizuar në 6 dhoma dhe secila rrëfen historinë emblematike të shtëpisë së modës, duke frymëzuar njëkohësisht shumë të apasionuar pas modës.


The MoMu në Antwerp

MoMu kristalizoi krejtësisht atë që stili belg i ka sjellë modës. Prej 20 vitesh, MoMu na ka prezantuar me rreth 30,000 kryeveprat të krijuara nga gjigantët e stilit. Kur flasim për ekspozitat më mahnitëse, kujtojmë padyshim: “Dries van Noten” (2015) dhe “Margiela: The Hermes years” (2017).


The Gucci Garden in Florence

E gjitha fantazia dhe kreativiteti i Alessandro Michele për Gucci, në një vend! Ky muze është hapur në janar të vitit 2018 dhe i dizenjuar në trajtën e një kopshti, ka mirëpritur kritikë dhe kuratorë të miënjohur, të cilët janë sigurisht, muzat e Gucci.


The City of Lace and Fashion në Calais

Ky muze është inauguruar në korrik të 2009-ës dhe i dedikohet histories dhe metodave të saj, në fushën e modës. Sot, ky muze prezanton rreth 3,220 krijime, të cilat datojnë që prej 1850-ës. Fustanet fantastikë të krijuar nga Chanel, Dior, Valentino apo Margiela janë vetëm disa prej kryeveprave që ekspozohen në këtë muze.