Njihuni me 15 fustanët më të shtrenjtë në botë!

Për shumë celebrities, kur bëhet fjalë për t’u duhur mahnitëse, nuk ka një çmim shumë të lartë. Shpenzime marramendëse, të cilat servirin një look të përkryer!
Elegance ju sjell një listë me 15 fustanet më të shtrenjtë, të veshur nga V.I.P!


Audrey Hepburn në Oscars 1954

Nuk kishte si t’i mungonte listës sonë magjia e fustanit ikonik të Givenchy dhe bukuria e jashtëzakonshme e Hepburn!
Çmimi i fustanit: 131,300$

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Princess Diana në Festivalin e Cannes 1997
Një fustan i paharrueshëm, i krijuar nga Catherine Ëalker, i cili mori gjithë vëmendjen e eventin fantastik!
Çmimi i fustanit: 137,500$


Lupita Nyong në Oscars 2015
Në 2015, Lupita dukej sikur kishte dalë nga përrallat, me fustanin e bardhë Calvin Klein, i punuar me plot 6,000 perla.
Çmimi i fustanit: 150,000$


Elizabeth Taylor në Oscars 1970
Bukuria e pakohë e Taylor dëshmohet më së miri në një fustan chiffon dhe kap vlerën e 167,500$.


Cate Blanchett në Oscars 2007
Viti 2007 na serviri një pamje mbresëlënëse! Armani solli një fustan me një sup jashtë, me kristale Sëarovski për super aktoren Cate Blanchett.
Çmimi i fustanit: 200,000$


Beyonce në Met Gala 2016
Në Met Gala edhe muret flasin dhe thonë se secila perlë e fustanit latex të Queen B kushton nga 6,000-8,000$. Çmimi i saktë është i panjohur, por duke konsideruar faktin se pjesa e sipërme e fustanit është plot perla, e meriton të jetë në top 10!


Paris Hilton në Hollywood Beauty Awards

Hilton i mahniti të gjithë me fustanin e saj me 500,000 kristale Sëarovski dhe shifra e kësaj veshjeje, sigurisht ishte tejet e lartë.
Çmimi i fustanit: 270,000$


Amal Clooney në dasmën e saj
Dizajneri Oscar de la Renta krijoi për ditën më të rëndësishme të Amal këtë fustan të bardhë mbresëlënës!
Çmimi i fustanit: $380,000


Kate Middleton në dasmën e saj
Dukesha e Cambridge duket gjithmonë super e kuruar, por rrëmbeu të gjithë sytë e zemrat në dasmën mbretërore, kur kurorëzoi dashurinë e saj me një fustan 400,000 dollarësh, të krijuar nga Sarah Burton.


Audrey Hepburn në “Breakfast at Tiffany’s”
Sërish Audrey Hepbur, sërish Givenchy, sërish një vlerë e paparë!
Çmimi i fustanit: 492,000$


Marilyn Monroe në “Happy Birthday, Mr. President”
Në përvjetorin e 45-të të John F. Kennedy, Marilyn Monore performoi “Happy Birthday, Mr. President” me një fustan të papërsëritshëm, i cili arriti vlerën e 1,3 milionë dollarëve.


Julie Andrew në “Sound of Music”
Një performancë ikonike, me një fustan epik!
Çmimi i fustanit: 1.56 milionë $


Nicole Kidman në Oscars
I krijuar nga Christian Dior Haute Couture, ky fustan përbën edhe një prej veshjeve më të bukura të aktores.
Çmimi i fustanit: 2 milionë $


Jennifer Lawrence në Oscars
Pa dyshim, Lawrence shkëlqeu me fustani e Dior Couture, njëkohësisht fitoi edhe Oscar-in e saj të parë në “Silver Linings Playbook”.
Çmimi i fustanit: 4 milionë $


Marilyn Monroe në “Seven Year Itch”.
Dhee çmimi i parë për “Fustanin më të shtrenjtë” i shkon legjendares Marilyn Monroe!
Çmimi i fustanit: 4.6 milionë $