Çdo ditë e më shumë i vihet theksi mbrojtjes së mjedisit dhe filantropisë që bizneset duhet të tregojnë në komunitetet ku ata operojnë.
One Telecommunications ishte mbështetës i “Konkursit të Ideve të Gjelbërta”, i cili u zhvillua për të dhjetin vit radhazi, organizuar nga Partnerët Shqipëri. Ky konkurs synon të stimulojë e inkurajojë inovacionin për ide biznesi të gjelbërta, duke shfrytëzuar burimet lokale, duke ringjallur traditën e prodhimit dhe duke pasur një qasje miqësore ndaj mjedisit. Qëllimi i konkursit është kontribuimi në ndërtimin e një rajoni të begatë, konkurrues dhe të paqtë të Ballkanit, në linjë me 7 objektivat e “Zhvillimit të Qëndrueshëm të Axhendës 2030”.
Tre prej fituesve, përkatësisht “Shebenik Egnatia Explorers”, “Alpaca Educative Toys” dhe “Funky Cabins – Glamping” do të bëhen automatikisht pjesë e konkurrimit në nivel rajonal të Konkursit Ballkanik të Ideve të Gjelbërta 2022 i cili do të zhvillohet në shtator në Shqipëri.
One Telecommunications ishte një prej partnerëve të edicionit të dhjetë, duke treguar sërish seriozitetin që kompania ka ndaj kauzave që përbëjnë interes për mjedisin e gjerë, të cilat lidhen me punësimin, zhvillimin ekonomik dhe përkujdesjen ndaj mjedisit.