“The Uncomfortable” është një koleksioni shumë i veçantë i realizuar nga arkitektja me famë botërore Katerina Kamprani.
Ky projekt nisi në vitin 2011 kur Kamprani përfundoi studimet për dizajn industrial dhe që atëherë ka vijuar të zhvillohet gjithmonë e më shumë. Qëllimi i saj kryesor është rikonceptimi i objekteve të së përditshme, ndryshimi i linguazhit që ato kanë, çmontimi nga themelet i tyre. Ky është një projekt më shumë artistik se sa i ndërtimit të një dizjani të vërtetë. Ky proces kërkimi e ka ndihmuar artisten të kuptojë kompleksitetin dhe rolin që objektet luajnë në jetën tonë. Aktualisht këto objekte po bëjnë një tur botëror në ekspozita më të rëndësishme të dizjanit. ??????.

Ibriku – Çmimi 2000$

Gota e Verës – Çmimi 1800$

Filxhanët – Çmimi 1200$

Gota e Shampanjës – Çmimi 1500$

Seti i Tavolinës – Çmimi 1100$

Vazoja e Luleve – Çmimi 400$

Kolltuku – Çmimi 5000$
















