Çfarë të vizitoni: Ishulli Tenerife është i formësuar nga peizazhe surreale, të pikturuara me ngjyrat e llavës së vullkanit në malin më të lartë të Spanjës. Ndër kënaqësitë më të zakonshme, për çdo turist të huaj që zgjedh të pushojë në këtë vend, është qyteti që në vetvete është një shkrirje e kulturave të ndryshme çka i jep atij një karakter kozmopolit. Ky ishull ofron pamje panoramike mbresëlënëse, ndërkohë që pret mbi 10 milionë vizitorë në vit. Tenerife është një nga ato destinacione popullore dhe të preferuara sidomos gjatë festave të Pashkëve Katolike, por gjithsesi mbetet një atraksion absolut në çdo periudhë të vitit. Në këtë ishull gjendet edhe maja më e lartë e Spanjës, Pico del Teide. I lartë 3,718 metra, ky mal vullkanik dhe e gjithë hapësira përreth formojnë një nga parqet natyrore më të mëdha të Spanjës. Aksesi ditor nëpër këto pika strategjike për turistët është përmes Puerto de la Cruz dhe Playa de las Americas. Dhe këto pjesë të ishullit janë më idealet për turistët pasi janë të mbushura me restorante dhe klube nate. Duket sikur ishulli Tenerife është i ndërtuar posaçërisht për turistët, pasi në këtë vend çdokush mund të gjej veten në forma të ndryshme argëtimi. Pjesa jugore e ishullit është vendi i përsosur për pushim të qetë. Këtu vendasit ju përshëndesin jo vetëm në spanjisht dhe anglisht, por edhe në gjermanisht dhe italisht. Plazhet me rërë të bardhë për shkak të importimit të saj nga shkretëtira e Saharasë, ujërat e kaltra, plazhet e mrekullueshme ofrojnë për çdo turist një harmoni të plotë më natyrën, plazhin dhe relaksin e dëshiruar. Pushimet në Tenerife, në ishullin më të madh të Kanarieve, janë kaq emocionuese sa edhe vet vendi bregdetar. Kafenetë e mbushura me turistë të të gjitha moshave, dhe baret me muzikë ritmike, i japin mbrëmjeve tuaja larminë e duhur. Një koktej buzë detit, ndërsa puhiza përkëdhelëse e dallgëve të detit ju ndjek kudo, bën që këto ditë pushimesh të mbeten më të paharruarat në jetën tuaj. Ky vend ofron kaq shumë, sa të jeni të sigurt që do ndiheni në faj me veten se pse nuk e keni vizituar më herët këtë destinacion turistik të jashtëzakonshëm. Për ata që nuk e kanë detin aleatin më të fortë, ka disa fshatra të vogla që shtrihen në mes maleve të thepisura, si një gjetje ideale për të zbuluar dhe shijuar ushqimet të shijshme, si edhe parqe natyrore me bimësi të jashtëzakonshme, siç është edhe Orotova, një zonë ku gjenden lugina dhe llojshmëri lulesh, që do ju lënë pa fjalë. Gjithçka që ofron ky destinacion është kaq e larmishme dhe me bollëk. Ne ju japim një guidë të pasur për një aventurë pushimesh të paharrueshme për ju!
Parku Kombëtar Teide
Pjesë e trashëgimisë botërore të Unescos, ky park kombëtar, i cili ndodhet pranë malit vullkanik Teide, ofron për çdo turist një harmoni perfekte me natyrën dhe bimësinë e larmishme.
Porti Santa Cruz de Tenerife
Njihet ndryshe si një nga pikat strategjike të shkëmbimit tregtar, por edhe një atraksion për turistët që vozisin tragetet dhe anijet që ankorohen në këtë port nga shtete të ndryshme të botës.
Plazhi Los Cristianos
Një nga plazhet më të frekuentuara në Tenerife! I populluar nga turistë, me plot resorte luksoze dhe qendra Spa, ku çdo turist do të ndihej në qendër të vëmendjes. I pasur me fusha volejbolli për argëtim, por edhe për dashamirësit e sportit, gjithçka ofron ky plazh është me bollëk.
Plazhi Los Gigantes
Doni të shihni nga afër spektaklin e delfinëve apo balenave? Ky plazh unik me ujëra të kaltra, dhe rërë të bardhë, është njëherësh atraksion për turistët sepse aty mund të magjepsesh në çdo