Një destinacion modern, dhe një nga metropolet më të zhvilluara të botës, i tejmbushur me tempuj budist, galeri arti, muzeume dhe dyqane. Një qytet që gëlon nga moria e turistëve, ekstravaganca, dhe nga simbolet unike të Tokios, dikur kryeqytet perandorak…
Çfarë të vizitoni: Qyteti i kontrasteve magjepsëse, që mirëpret ndryshimin e stinëve me lulet e kumbullave dhe qershive, shpërthimi i të cilave dhuron një spektakël të vërtetë ngjyrash dhe aromash. Etja prej turistësh, për të prekur nga afër çdo dëshmi të trashëgimisë së kulturës së vjetër aziatike, por edhe zhvillimet e reja moderne që e kanë shndërruar këtë qytet në një nga vendet më luksoze të botës, vijnë bashkë me dëshirën e shkëmbimit të eksperiencave për të zbuluar shumëçka në kryeqytetin japonez.
Parku Kokyo Gaien
Një nga parqet më mbresëlënëse të Tokios, pjesa hyrëse e të cilit të çon në kopshtet e brendshme të kështjellës perandorake. Hapësirat e gjelbëruara, si edhe çelja e luleve të kumbullës dhe qershisë gjatë pranverës, e kthen në atraksion më vete këtë park, si një oaz relaksi dhe qetësie.