Lejo veten të përkëdhelesh nga pushime super luksoze! Të paktën, një herë të vetme në jetë! Kjo vilë e ndërtuar në një nga fshatrat më të njohura të Siçilisë, ku natyra dhe temperaturat normale jua largojnë vapën përvëluese të këtyre ditëve. Shumë pranë një zone arkeologjike të Siçilisë, e cila është e mbushur me afreske dhe objekte të rralla, andaj historia me pushimet dhe relaksin “shkrihen” në një për t’i bërë pushimet tuaja të paharrueshme. Arredimi i vilës Rosa në Siçili, është i një stili të vjetër rustik, por mjaft i përzgjedhur. Pishina është aty për ju për t’ju ofruar relaks gjatë gjithë ditës. Dielli, historia, pushimi dhe qetësia absolute janë gjithçka ju duhet për ta bërë këtë Verë të paharrueshme për ju.