Receta për çokollatë kremoze me 0% sheqer

Ëmbëlsirat jo domosdoshmërisht duhet të jenë të ëmbla, ndonjëherë mund të jenë super të shijshme dhe me 0% sheqer.
Meqë moti premton të jetë me shi, ju sugjerojmë të përgatisni një çokollatë kremoze dhe të rrëmbeni librin e preferuar, për të shijuar një ditë të qetë dhe relaksuese.

Përbërësit:
40 cl qumësht
1 pako vanilje
80 gr çokollatë të zezë, pa sheqer
50 gr kakao
2 të verdha veze
60 gr shurup agave
40 gr niseshte.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Përgatitja:
1. Hidhni qumështin në një tenxhere dhe në momentin që nxehet, shtoni pakon me vanilje.
2. Ndajeni çokollatën në copëza të vogla. Në një enë shtoni 2 të verdha veze, shurupin agave, kakaon, niseshtenë dhe bashkojeni masën. Më pas, shtoni qumështin dhe rrihini së bashku. Vendosini në tenxhere dhe trazojini deri sa të marrin trajtën e një pudingu.
3. Sapo të jetë përftuar një masë e trashë, shtoni çokollatën e zezë dhe trazojeni mirë përbërjen.
4. Vendosini në kavanozë apo filxhanë dhe futini në frigorifer.
5. Prisni 2 orë deri sa të jetë gati për të shijuar.

Ju bëftë mirë!