Rreth Dublinit për 1 ditë!

Keni menduar ndonjëherë sa perfekte do të ishte që për 24 orë të vizitoni më të mirën e një qyteti? Ne ju sugjerojmë Dublinin, qytetin e ëndrrave dhe të ngjyrave, ku asnjë orë nuk do të jetë e ngjashme me tjetrën! Padyshim kryeqyteti i Irlandës është një prej “vatrave” të argëtimit, kulturës dhe traditës, ndaj 24 orët do t’i shpenzoni në mënyrën më të mirë të mundshme. Elegance ju paraqet disa ide si mund ta kaloni një ditë në Dublin dhe ta mbani mend përgjithmonë!



Ora 9:00

Niseni ditën në mënyrë të shkëlqyer me një kafe në hotelin ku jeni akomoduar dhe pasi të rikuperoni energjinë e duhur, bëni një vizitë në Galerinë e qytetit, ku hyrja është pa pagesë dhe koleksionet e artit irlandez dhe europian e kalojnë shifrën e 15.000 kryeveprave artistike dhe datojnë që prej shek. XIII deri në shek. XX.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code



Ora 10:00

Ju sugjerojmë që vaktin më të rëndësishëm, atë të mëngjesit ta konsumoni në The Pepper Pot, qendrën tregtare më të madhe të Dublinit. Ka një ballkon shumë të lezetshëm, menu me ëmbëlsira të mrekullueshme, mëngjes tejet të këndshëm dhe është vendi i duhur për të blerë një survenier nga Irlanda magjike. Gjithashtu, sanduiçi që “The Pepper Pot” ofron është më i miri në të gjithë Dublinin.



Ora 11:00
Më pas, mund të ecni përmes rrugës “George’s Arcade”, një market i madh, i tejmbushur me dyqane të cilat datojnë që prej epokës Viktoriane. Nëse ndiqni rrugën, drejtoheni për nga kështjella e Dublinit, e cila duhet eksploruar për kopshtet e mrekullueshme. Një prej pasurive më të mëdha të kështjellës është libraria, e cila mban libra tejet të rrallë, që prej periudhës së antikitetit, vepra arti dhe sende personale të Sir Alfred Chester Beatty, nga ka marrë edhe

emërtimin.

Ora 12:00
Ora 12 duhet patjetër t’ju gjejë në një drekë relaksuese në Chez Max, i cili pozicionohet përballë portave të kështjellës. Kafeja tradicionale franceze, një kopësht i mrekullueshëm dhe paqësor dhe gatime tradicionale franceze, të cilat janë po aq të mira sa në Paris, do t’ju shoqërojnë dhe mrekullojnë pafundësisht.



Ora 13:00

Bëni një mini-udhëtim drejt katedralës së St. Patrick, e cila është themeluar më 1191, në stil gotik dhe është padyshim një prej katedraleve që duhen vizituar njëherë në jetë. Shumë histori dhe mbresa do të hasni gjatë kësaj vizite, ku arti dhe shekujt bashkëveprojnë për të krijuar katedralen perfekte.



Ora 14:00

Nëse jeni një admirues i whiskey, mënyra më e mirë e shpenzimit të një ore është në Teeling Distillery, e vetmja ndërtesë ku destilimi i whiskey-t është i pavarur nga qeveria dhe bëhet në kushtet e duhura të pijes alkoolike.

Ora 15:00
Nëse jeni lodhur nga udhëtimi me këmbë, ju sugjerojmë një taxi, në mënyrë që të ruani energjitë për të rendur drejt Muzeut të Shkrimtarëve, ku mund të prekni dhe lexoni libra tejet të rrallë dhe veprat më të famshme të shkrimtarë irlandezë si: Oscar Wilde, James Joyce, Samuel Beckett etj.

Ora 17:00
Pas 2 orësh në një muze mbresëlënës, mund të rrëmbeni 1 ose 2 gota të shkëlqyera birre në T O’Brennan’s për të provuar specialitetin e Irlandës. Ju sugjerojmë “G&T”, specialitetin e shtëpisë, të servisur me portokall dhe lëng manaferrash, një mrekulli në formën e lëngshme.

Ora 19:00
Shijoni atmosferën e Gate, me mbrëmje të shkëlqyra dhe performance këngëtarësh, aktorësh dhe muzikë të shkëlqyer nga trupa e baletit profesioniste.

Ora 20:00
Darkën shijojeni në The Winding Stair, restorantin dhe librarinë më të bukur në Dublin. Përpos të gjithave, restoranti gjendet pranë lumit Liffey, i pagëzuar nga poeti irlandez William Butler Yeats. Një pamje spektakolare e urës, kalimtarëve dhe ngjyrave që Dublini ofron.

Ora 21:00
Pasi të keni provuar darkën në restorantin përballë lumit, jeta e natës ju pret! Eksperienca e Dublinit hipster e gjeni në Dhomën e Likerëve, një bar që ndodhet në The Clarence Hotel. Një tjetër alternativë është edhe Garazhi, bar i ndodhur në East Essex Street. Garazhi përmban një listë prej 1930 pijesh, ndaj e preferuara juaj ndodhet atje.

Shpirtin irlandez mund ta ndjeni më shumë edhe përmes rrugës “Dame” dhe pub-it tradicional Guinness.

Ku mund të pushoni në Dublin?
Akomodimi në një hotel ose apartament të mirë është ajo çka duam në një udhëtim! Përpos kënaqësisë që marrim nga udhëtimi, pushimi është një pjesë shumë e rëndësishme, por ku mund të pushosh në qytetin e ngjyrave?
Hotelet më të mira: Ashfield Hotel, Ashling Hotel, Temple Hotel.
Mund të konsideroni edhe apartamente me qira, të cilat mund t’i gjeni në Temple House North Great Apartments.