Saint Laurent bashkon forcat me yllin e ri të “Gossip Girl”

Emily Alyn Lind është emri më i lakuar i momentit. Ylli në ngjitje i Hollywood-it do të jetë pjesë e kastit të ri të “Gossip Girl” dhe duhet ta pranojmë se ka një stil të paparë!
Ndonëse jemi mësuar me stilin e Serenës dhe Blair, në seritë e “Gossip Girl”, Lind anon më shumë nga impakti parisian, duke ruajtur delikatesën e grave franceze.


Në një tur virtual për koleksionin fantastik verë-vjeshtë 2021 nga gjiganti Saint Laurent, Lind tregon si u njoh me brand-in dhe si ky i fundit ndikoi aq shumë në stilin e saj. “Yves defioni mënyrën si e shoh modën. Gjithmonë e kam adhuruar një grua me kostum. Saint Laurent revolucionoi veshjen androgjene dhe përmes kësaj, kontribuoi në feminizëm dhe barazi gjinore”.
Origjinaliteti dhe vitaliteti që transmeton Emily Alyn Lind e bënë atë personin e duhur për të promovuar më së miri koleksionin e guximshëm latex, i punuar me shumë dashuri nga Anthony Vaccarello.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Në një apartament përbri kullës Eiffel në Paris, në metro, në restorante e kudo, nën kujdesin e makeup artistes Misha Shazada dhe stilistes së flokëve, Olivia Halpin, Lind veshi dizenjot trasgresive dhe tejet mbresëlënëse të Saint Laurent.