Tommy Hilfiger feston ditëlindjen!

Shtëpia e modës festoon 35-vjetorin dhe për më shumë se tri dekada shënjon industrinë e stilit dhe modën amerikane, duke na servirur vizone dhe krijime magjepsëse.
Në botën e modës, dizajnerët që kanë bërë karrierë që në fillimet e tyre, numërohen me gishta, kjo sepse kanë qenë prezentë në çdo epokë, duke dëshmuar lavdinë e jashtëzakonshme dhe evoluimin e stilit.

Që në vitin 1985, Tommy Hilfiger bëri një hap galopant në skenën amerikane dhe një lëvizje shumë të gjetur, pasi ndryshe nga dizajnerët e tjerë që debutonin me një koleksion për gra, Hifiger serviri një koleksion mbresëlënës për burra. Menjëherë, ky koleksion e rendit në “4 dizajnerët më të mirë amerikanë” (Ralph Lauren, Calvin Klein, Perry Ellis dhe Tommy Hilfiger).
Tommy Hilfiger solli projekte fantastike, duke rishkruar historinë dhe pavarësisht klasit dhe elegancës që serviri, u përqafua dhe u aprovua menjëherë nga të gjithë, edhe nga bota e Hip-Hop. Hapin e parë e ka bërë pikërisht Snoop Dogg, i cili në një emission, zgjodhi të vishtë një bluzë polo, në të cilën shkruhej “Tommy”, simboli i brand-it revolucionar.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Tri vite më vonë, dizajneri i jashtëzakonshëm krijoi kostumet e Rolling Stones për turin “Bridges of Babylon”, më pas për emra të mëdhenj si Lenny Kravitz, Aaliyah dhe Britney Spears, si dhe për fushatat gjigante të marketingut.

Tashmë, e gjithë kultura muzikore dhe jo vetëm u dashurua me Tommy Hilfiger dhe konceptin e tij mbi ëndrrën amerikane.
Edhe sot, Tommy Hilfiger mban stafetën si një prej dizajnerëve dhe brand-eve të preferuara, duke u adaptuar me zhvillimin e modës. Figura të njohura si Gigi Hadid, Bella Hadid, Zendaya apo Lewis Hamilton i adhurojnë krijimet ekologjike të markës së mirënjohur, e cila kombinon pambukun organik dhe lëkurën vegane, duke i treguar botës së modës se stili mund të jesh super stylish, duke mbrojtur planetin dhe kafshën.

Tommy Hilfiger ka ecur gjithnjë me hapin e teknologjisë dhe që prej 2016-ës, nëpërmjet #TOMMYNOW, ka bërë të mundur thjeshtimin e blerjes së koleksioneve të tij, sipas fushatës “See noë, buy noë”.
Në vitin 2021, Tommy Hilfiger feston 35-vjetorin, me krijime ikonike dhe punime mbresëlënëse.