Sensi artistik i Anna Ninës

Për shkak të pasionit të pashoq për detin, si një udhëtare e pa epur në hapësirat detare të pafundme, brenda Shqipërisë, por jo vetëm! Anna Nina është artistja që ka pasion detin, çka të cilën e ka materializuar mjeshtërisht në telajot e fundit. Ekspozita e saj, “Një sens i detit” është jetësim artistik i pasionit vetjak, plot copëza historie, mesazhe, detaje, etj.
Nëse do të duhet të dëgjosh ngjarje të rralla që ajo i ka përjetuar më shumë në det, se sa në tokë, Anna(sikundër edhe emri i saj, tipik i romaneve me histori grishëse), është personi ideal që mund të të rrëfejë të tillë syresh…Sepse mes 365 ditëve të vitit, pjesën dërrmuese të kohës e kalon në det të hapur, duke lundruar mes horizontesh të reja. Krahas, këtij stili të jetesës që ajo tanimë e ka kthyer në një profesion, si një lundërtare e certifikuar, e cila prej vitesh drejton një agjenci jahtesh, pasioni i parë për të, mbetet piktura. E cila, duket se nuk endet vetëm në kufijtë e një ndjenje rishtare që ajo e zhvillon gjatë udhëtimeve të gjata e të largëta, përkundrazi. Është një angazhim artistik që ajo e ka transmetuar tek publiku përmes ekspozitash të njëpasnjëshme. Ajo e radhës, quhet “A Sense of the Sea”…Copëza deti vijnë përmes blu-së së feksur në telajot e punimeve të saj, herë si përjetime individuale, herë si ngasje plot kureshti, që të vozit këndshëm pas çdo pikture. Ajo tregon detaje interesante nga ekspozita personale, ngjarje që i kanë lënë mbresa, si edhe projektet e radhës…

Veri-Requiem

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code