Shpella Postojna – Guidë në nëntokë

Me miliona vizitorë çdo vit (38 milionë vizitorë vitin e kaluar), shpella Postojna nuk është renditur më kot si një prej mrekullitë natyrore më të vlerësuara. Është shpella më e vizituar në Slloveni, njëkohësisht edhe në Europë dhe është mëse e kuptueshme kjo dyndje e vizitorëve.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Zbulimi
Ndonëse Nënës Natyrë i duhej miliona vite për të krijuar një mrekulli të tillë, shpellat Postojna u zbulua në shekullin e 17-të nga vetë mbretëria Austro-Hungareze. Shpellat kanë ndryshuar ndër shekuj, falë kushteve natyrore dhe ndryshimi është i brendshëm. Pas zbulimit në shekullin e 17-të, shpellat filluan të kishin vizitorë që u mahnitën nga bukuritë e tyre vetëm 200 vitet e fundit, duke e bërë destinacionin që duhet parë njëherë në jetë.



Vizita dhe interiori

Koha më e mirë për të vizituar shpellat është pranvera, për shkak se gjallëria e stinës ndikon edhe te gjallëria e brendshme e specieve dhe resurseve natyrore që bëjnë pjesë në brendi të mrekullisë natyrore. Shpellat Postojna janë 24 km të gjata, por vetëm 5km është hapësirë e ekspozuar dhe e vizitueshme nga publiku. Për të shkuar në thellësi merret një tren i hapur, i cili shkon rreth 1km në thellësi. Ndërkohë që në kilometrin e parë mund të shihen qartë transformimet e gurëve dhe korridoret e shumëfishtë që zënë një hapësirë tejet të madhe. Gjithashtu, tejet atraktiv është edhe një “shandan” i madh i krijuar nga kristalet gjigande.

Shpellat janë shumë të pasura në aspektin e formimit dhe krijimi i pjesës së brendshme është spektakolar, megjithëse nuk është i mundur fotografimi me dritë të fortë, ose vendosja e tripodit.
Maksimumi i vizitorëve të shpellave është 500, por edhe pse është një numër relativisht i madh, nuk vërehet në shpellë për shkak të zhurmës së ujit, e cila është më e fortë se biseda e vizitorëve. Shpellat janë një temperaturë konstante prej 8-10 gradë Celcius dhe është rreptësisht e ndaluar të përdorësh video kamera, apo të bësh foto duke përdorur dritë flash, kjo sepse prishet qetësia e specieve që jetonë në shpella. Gjallesat e shpellave kërkojnë qëtësi dhe errësirë.

 

Duke marrë parasysh se shpellat janë një prej lokacioneve më të rëndësishme turistike, qeveria sllovene ka vënë në dispozicion mënyra mjaft efikase të transportit. Ka një linjë specifike për banorët që vijnë nga Ljubjana, Koper etj. Për më tepër në muajt Qershor dhe Gusht mund të siguroni një biletë falas. Përpos trenit i cili është zgjedhur si mjet transporti jo vetëm për sigurinë, por arsyeja kryresore është sasia e vizitorëve që mund të transportojë drejt shpellave; një tjetër mënyrë transporti është edhe autobuzi. Transportimi me autobus është më i përdorshëm sepse çdo gjysmë ore ndalon në stacione specifike, duke mundësuar të shikoni edhe një pjesë të madhe të Sllovenisë, si dhe mundëson lëvizjen më të lirshme, ndryshe nga treni i cili lë vizitorët në destinacion dhe rikthehet kur ka mbaruar guida. Një tjetër mënyrë transporti është edhe ajo me makinë personale. Gjatë udhëtimit qeveria sllovene mundëson një dëmshpërblim të vlerës së karburantit të shpenzuar për të vizituar shpellat e mrekullueshme. Një lehtësi tjetër për vizitorët është edhe gjuha e përdorur në guidat turistike. Guidat disponohen në gjuhën italiane, angleze, gjermane dhe sllovene, nisur nga statistikat se prej këtyre vendeve ka më shumë vizitorë dhe duke marrë parasysh globalizmin e gjuhëve të mësipërme. Guidat dhe transporti është i lirë çdo ditë, duke mundësuar 3-4 guida në ditë, kjo në varësi të numrit të kërkesave nga vizitorët. Çdo tur ka në dispozicion 1 orë e 30 minuta ku përfshihet një pjesë e udhëtimit me tren e një pjesë në terren.

Pse duhet t’i vizitojmë?
Shpellat Postojna janë të vetmet ku mund të shikoni një prej formave më brilante përsa i përket kushteve të krijimit të një shpelle. Një tjetër arsye është edhe takimi me një bebe dragoi, specie endemike e cila gjallon në shpella. Ashtu si bota e sipërme, edhe në brendësinë e shpellave mund të gjeni male, rrjedha lumenjs dhe korridore të shumtë. Është një sfidë shumë e madhe dhe aventurë e paharrueshme për të gjithë vizitorët.
Sistemi i shpellave përfshin një seri tunelesh, pasazhe mahnitëse, galeri dhe korridore të gjata rreth 20km. Korridoret ndahen nga prezenca e lumit Pivka, një copëz mrekullie e nëndheshme, me prurje të mëdha dhe bukuri të jashtëzakoshme. Lumi Pivka mendohet të jetë krijuar rreth 2 milionë vite më parë, sëbashku me shpellën, duke u bërë kështu dëshmitar i çdo ndryshimi që shpella ka pësuar nën presionin e faktorit kohë.

Me shumë rëndësi janë dhë gurët e krijuar në shpellë, të cilët kanë një larmishmëri formash dhe pamje spektakolare. Vizita nëpër gurë të formave dhe përbërjeve të ndryshme ju mundëson edhe të shikoni një prej amfibëve më të rrallë që gjallon në planetin tonë, specien endemike “peshku njerëzor”, i cili jeton për më tepër se 100 vite. Përkujdesja që jo vetëm mirëmbajtësit e shpellës, por edhe banorët sllovenë, UNESCO dhe të gjithë vizitorët tregojnë ndaj kësaj specieje është tejet e madhe, për shkak të rëndësisë dhe faktit që është një nga gjallesat më të rralla në planet. Kjo do të thotë se interiori dhe gjallesat që do të takoni nëntokë i kanë shoqëruar shpellat prej shekujsh në procesin e evolimit dhe ndryshimit të tyre.

Bebet e dragoit
Përpos aventurës, bukurisë dhe interiorit perfekt që shpellat kanë, vëmendjen e çdo vizitori e kanë tërhequr bebet e dragoit. Lëkurë aq e zbehtë sa pothujse e tejdukshme, sy që i disponojnë , por askush nuk mund t’i shohë dhe 4 këmbë formojnë një prej specieve më të rralla në planet, dragoin bebe. E njohur edhe me sinonimin “olm” kanë një paraqitje pothuajse imagjinare dhe zbulimi i tyre ka mahnitur njeriun me shekuj. Legjenda të popullit slloven në shekullin e 17-të flisnin për një dragua gjigant dhe të tmerrshëm që jetonte në nëntokën e mistershme. Zbuluesit e etiketuan specien e cuditshme si “bebja e dragoit” për shkak të historive  që qarkullonin përreth. Shkencëtarët cuditërisht ishin shumë të interesuar në këto legjenda, që i shërbyen edhe antropologëve. Në shekullin e 18-të biologët ër pak përfunduan në një luftë konkrete shkencore dhe shkaku ishte pikërisht gjallesa që jetonte qetësisht në shpellë. Giovanni Antonio Scopoli ishte i pari që pikasi specien e rrallë dhe më 1768 “bebja e dragoit” mori një emërtim shkencor dhe analiza të mirëfillta dhe specifike. Emërtimi që biologët njohin për “beben e dragoit” është “Proteus Anguinus”. Zbulimi i një prej specieve më të rralla në planet bëri aq bujë, sa një përshkrim për botën nënujore të Postojna-s e gjejmë edhe në “Origjina e Specieve” me autor Charles Darëin (1859).
Përsa i përket aparencës së “olm”-ëve janë tejet të rrallë: kanë trupa të gjatë si gjarprinjtë, rreth 25-30cm dhe kjo i bën një prej predatorëve më të gjatë të shpellave. Kanë lëkurë të zbehtë, afërsisht në rozë pastel dhe kjo i ndihmon të fshihen lehtësisht në shpellë. Këmbët e tyre janë të shkurtra dhe në 2 këmbët e para kanë 3 gishta dhe 2 gishta në të pasmet. “Bebet e dragoit” janë amfibë, ndaj lëvizin lehtësisht nën ujë duke adaptuar teknikën e gjarprinjve me përdredhjet e trupit dhe teknikën e bretkosave me ndihmesën e 4 këmbëve që i shtyjnë para. Mushkëritë i kanë tejet të vogla, por filtruese të përkryera. Edhe pse nuk kanë sy, ata mund të “shohin” gjithçka, sepse receptorët e lëkurës janë jashtëzakonisht të ndjeshëm. Kanë një sens të pagabueshëm për të gjuajtur prenë dhe lëkurën e kanë shumë sensitive nën ekspozimin e dritës, ndaj është e ndaluar të fotografohen. “Bebja e dragoit” mund të qëndrojnë pa ushqim për 12 vjet dhe jetojnë mbi 100 vjet. Edhe pse kanë një superfuqi të tillë, amfibët endemikë shquhen për dicka që ka intriguar shkencën për vite me rradhë: mënyrën e riprodhimit. Ata jetojnë në errësirë, rrethuar me lumenj dhe liqene ku kryejnë edhe riprodhimin, andaj shkencëtarët nuk kanë patur mundësi të studiojnë jetën e tyre dashurore. Gjithsesi një eksperiment i vogël ku shkencëtarët vendosën një akuarium në mes të shpellës dhe monitoruan mënyrën e riprodhimit, mundësoi mënyrën si një femër lind, duke nxjerrë nga trupi 21 vezë të “bebeve të dragoit” dhe kjo i ktheu në yjet e vegjël që vodhën vëmendjen e ekraneve të të gjithë botës.