Shtëpia e pushimit prej pasqyre

Pushimet janë një mundësi e mirë për të eksploruar edhe arkitekturën! Nëse jeni adhurues të malit dhe ditëve të freskëta nën pemët e larta dhe përrenjtë e vrullshëm, Bolzano është ajo që po kërkoni.
Jo vetëm për natyrë, por edhe për një gjetje arkitektonike, po flasim për “Shtëpinë e Pushimit prej Pasqyre”, kjo vilë e cila shkrihet në mënyrë prefekte me natyrën duke u mimetizuar prej pasqyrimit të saj është lehtësisht e arritshme nga të gjithë. Këtë shtëpi mund ta marrësh me qira dhe bëhet e jotja për disa ditë argëtuese në alpet e Italisë.
Kjo hapësirë nuk është e vetme, ajo është pjesë e një kompleksi të ndërtuar nga arkitekti i famshëm Peter Pichler, që njihet ndryshe si gjeniu që bashkon arkitekturën bashkëkohore të niveleve më të larta me peizazhin mbresëlënë të natyrës.
Në fakt, kompleksi u projektua dhe ndërtua në vitin 1960 dhe është restauruar së fundmi për t’u bërë i aksesueshëm për publikun. Gjithçka për ndërtimin e këtij kompleksi lindi si dëshirë për të dalë nga arkitektura koloniale e kohës dhe për të sjellë një strukturë luksi për atë kohë dhe jo vetëm. Detajet e kësaj shtëpie janë edhe më interesante. Në fakt të gjithë kanë hapësirat e tyre në vilat e vogla të cilat janë të integruara në mënyrë perfekte me natyrën, duke qëndruar në intimitet të plotë.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Dinamizëm dhe lehtësi
Kjo strukturë është e orietuar drejt veriut dhe ka një oborr privat, një akses autonom me parkingun për miqtë. Vila është e përbërë nga kuzhina, dhoma e ndenjes, tualeti, dhoma e gjumit e të gjitha këto ambiente kanë fasada të mëdha xhami që bëjnë të mundur aksesimin e dritës brenda vilës.
Sigurisht, duke e hapur këto fasada të mëdha, e gjithë shtëpia ventilohet në mënyrë perfekte. Nën nivelin e tokës gjendet një kantinë e vogël e cila gëzon parametrat ideale. Ndërkaq, të gjitha këto vila të vogla komunukojnë me njëra tjetrën përmes kalimeve nëntokësore. E gjithë ideja është që sa më pak sipërfaqe të ndërtuar të ketë në syprinën e tokës, aq më pak ndërhyn arkitektura në raport me natyrë. Ky është një koncept i Le Corbusier, i cili mendonte se arkitektura duhet të integrohet me natyrën dhe jo anasjelltas.

Fasada
Fasada mbetet sigurisht një ndër atraksionet më të mëdha të këtyre vilave. Ato janë të mbuluara me pasqyra të mëdha të cilat janë konkave nga brenda dhe sferike nga jashtë. Ideja qëndron te sfumimi i imazheve të natyrës, të cilat pasqyrohen në to. Këto pasqyra janë të veshura me alumin dhe janë të siguruara ndaj agjentëve atmosferikë. Gjithashtu, këto pasqyra kanë një shtresë llaku dhe një lyerje ultraviolet që bëjnë të mundur që zogjtë të mos përplasen në sipërfaqen e tyre. Nëse ju do ta kërkoni me sy të lirë nga disatanca këtë vilë nuk do të mund ta dalloni fare.

 

Interiori esencial
Interiori është i përbërë nga parete me kënde perfekte e sipërfaqe të mëdha kromatike nën tonet e së bardhës dhe bezhës. Linjat janë të rafinuara, të holla dhe sugjerojnë një ide shumë elegante të hapësirës. Kjo elegancë shtrihet edhe brenda dhomës së gjumit, ku arredimi vjen shumë i thjeshtë në linja, por shumë shik në imponimin që ofron.

Dhoma e ndenjes
Fasada kryesore ka shumë dritë natyrale dhe është e përbërë nga një kënd i vogël me një tavolinë të stilit norvegjez dhe një kolltuk shumë të rehatshëm. Gjithçka ndërpritet nga një derë e rrëshqitshme prej druri arre, që balancon edhe dominancën e së bardhës.

Kuzhina
Totalisht e bardhë dhe mbi të gjitha me një element pasqyrë në mesin e saj ajo gjithashtu shërben për të reflektuar sa më shumë dritë brenda, duke qenë edhe një nga zonat më utilitare të shtëpisë.

Dhoma e gjumit
Dera hapet për të na ofruar një dhomë gjumi të vogël me një “sopra luce”, ku drita e mëngjesit nuk ka frikë të hyjë, por që mund të kthehet edhe në një dhomë shumë romatike gjatë një fortunali me shi vere.

Veranda
Është një ambient i brendshëm shumë simpatik, ku do të mund të shijoni mbrëmjet e verës, por edhe ku mund të shtroni një darkë me miqtë.

Kjo është pa dyshim një shtëpi pushimi shumë elgante, por mund të përdoret edhe si një studio a një ambient për t’u tërhequr nga bota e zhurmshme.