Shtëpia ku ka kaluar fëmijërinë Kurt Cobain do të kthehet në muze

Direction Aberdeen, një qytet i vendosur në Washington, është edhe vendi ku Kurt Cobain, legjendari i grupit Nirvana, kaloi një pjesë të madhe të fëmijërisë, që prej ditëve të hershme deri në moshën 17-vjeçare (1984). Tashmë, në 2021, shtëpia ku ai banoi, është konsideruar si trashëgimi kulturore.


E ndërtuar në vitin 1923, shtëpia e Cobain, për momentin ka si pronar Lee Bacon, i cili e bleu pronën nga familja Cobain në 2018-ën. Sipas tij, restaurimi i shtëpisë është në përfundim dhe shumë dhoma do të mbajnë të njëjtin arredim me orenditë dhe patterns të viteve ’70.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Qëllimi i tij është ta kthejë shtëpinë në një godinë homazhi për jetën dhe karrierën e Kurt Cobain, por edhe me tiparet dhe karakteristikat e një muzeu.

Shtëpia pritet të hapet në pranverë të vitit 2022, për të mirëpritur vizitorët dhe adhuruesit e Kurt Cobain dhe Nirvana.