Sipas indeksit global, Auckland është qyteti më i mirë për të jetuar

Auckand, qyteti më i populluar i Zelandës së Re është shpallur si qyteti më i mirë për të jetuar, referuar vitit 2021.
Zelanda e re shquhet për një numër shumë të ulët të aferave korruptive, sistemin demokratik në funksion të mirëqenies dhe respektimit të të drejtave të banorëve dhe sigurisht, për punën fantastike të kryeministres, Jacinda Ardern.
Gjithashtu, kushtet e jetesës, transporti publik e gjithçka tjetër funksionojnë në mënyrë perfekte.
Por, le të flasim për Auckand! Çfarë e bën perfekt këtë qytet?

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Natyra dhe peizazhet fantastike
Auckand ofron një panoramë mbresëlënëse dhe qindra mundësi për të gjetur peizazhin e preferuar. Në lindje do të mahniteni nga pyjet native dhe të virgjëra, të cilat preken nga plazhet me rërë të zezë. E ndërsa në perëndim, plazhet bashkohen me rërën e artë dhe pemët me gjethe të kuqe, të pagëzuara si “pohutukawa”. Në veri, kodrat e larta dhurojnë pamje të paharrueshme, e ndërsa në jug, relaksi është i garantuar, përmes kopshteve dhe pyjeve të gjelbra. Pra, kudo ku busulla ju dërgon, sërish do të mbeteni të befasuar.

Vullkanet
Qyteti i Zelandës së Re përmban plot 48 kraterë vullkanikë dhe të gjithë ofrojnë një panoramë spektakolare. Ishulli i Rangitoto, i cili ndodhet vetëm 25 minuta larg qendrës së Auckand, është vullkani më i vizituar nga turistët, hikers dhe vëzhguesit e zogjve.

 Hauraki Gulf dhe ishujt
Auckland përmban plot 1.2 milionë hektarë brigje, det dhe ishuj të jashtëzakonshëm. Këto të fundit janë pikërisht një atraksion fantastik, veçanërisht Haruki Gulf, një parajsë tokësore, e mbushur me kopshte, kodra me ullinj, gjire mbresëlënëse dhe i përshtatet përshkrimit të Edenit,

Këto janë vetëm pak nga ato që ofron qyteti i vitit, por sigurisht janë disa arsye për ta vizituar atë, ose për të jetuar.