Stil dhe personalitet nga Albulena Mehmeti

Veshja e përditshme?
Për veshjen e përditshme zgjedh të vesh casual jeans dhe t-shirt.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Ikona stili të preferuara shqiptarë dhe të huaj?
Lori Hoxha, Sara Hoxha, Rosie Huntington dhe Christine Centenera.

Thënia e preferuar?
Një grua duhet të jetë 2 gjëra: klasike dhe e mahnitshme.

Ikonë mode?
Katherine Hepburn

Wishlist?
Hermès Birkin 35 bag.
Rolex lady – datejust (oyster).
Dior J’adior pump heels.

Parfumi i preferuar?
Adhuroj aromën e “Escentric Molecules 01”.

Rimeli i preferuar?
“L’Oréal telescopic mascara”.

Këpucët e preferuara?
Më pëlqen pa masë komoditeti i atleteve.

Aksesori i preferuar?
Jam e dashuruar me vëthët.

Libri i preferuar?
“Sekreti” nga Rhonda Byrne.
“Getsbi i madh” nga F. Scott Fitzgerald.

Filmi/Aktori/Regjisori i preferuar?
Regjisorët: Quentin Tarantino, Anthony Minghella janë regjisorët e mi të preferuar.


Filmat: “Great Gatsby”, “The Holiday”, e gjithë saga e “Godfather”.

Kuzhina e preferuar?
Kuzhina mesdhetare.

Cila është ideja jote për lumturinë e vërtetë?
Ideja për lumturinë e vërtetë konsiston me mendësinë, mirënjohjen dhe atë që vjen nga brendia e shpirtit.

Me cilin personalitet historik dëshiron të identifikohesh?
Me tre në fakt: Kleopatra, Hedy Lamarr dhe Amelia Earhart.

Cili është tipari që nuk e pëlqen në karakterin tënd?
Fakti që i mendoj më shumë seç duhet situatat dhe jam shumë perfeksioniste.

Cili është tipari që nuk e pëlqen te të tjerët?
Padyshim arroganca.

Për çfarë pendohesh?
Për ditët që nuk kam menduar pozitivisht.

Cila është dashuria e jetës tënde?
Familja ime dhe shpirti im binjak, Emi.

Cila është arritja jote më e madhe?
Fakti që u bëra nënë.

Cili është talenti që do doje të kishe?
Zdrukthtari dhe ndërtim.

Cila është motoja jote?
Përpiqu të arrish progresin, jo perfeksionin.