Mbretëresha e aksesorëve dhe ikona e stilit milanez dhe parisian, na rrëfen preferencat e saj fantastike në fushën e modës dhe më gjerë.
Një vajzë plot stil
Mund ta keni njohur duke lundruar nëpër Instagram dhe kemi bindjen se e keni adhuruar stilin e saj. Që prej fëmijërisë, Amina është dashuruar me artin dhe modën, ndaj i kishte mëse të qarta idetë e saj. Kështu, vajza plot ëndrra u diplomua në Insitutin Europian të Dizajnit dhe shumë shpejt iu besua detyra si asistente mode për Vogue Italy, Uomo Vogue dhe GQ Magazine.
Pasioni për modën nuk u ndal aspak, përkundrazi u përforcua me Oscar Tiye, brand-in e saj të këpucëve. Njëkohësisht, Amina bashkëpunoi me gjigantin Alexandre Vauthier. 5 vite më vonë, Amina revolucionoi stilin dhe brand-in e saj.
Një brand super i suksesshëm
“Feminile, e sofistikuar, glamoroze dhe shumë trasgresive”, kështu e përshkruajmë stilin e Aminas dhe markën e saj, nëpërmjet së cilës ikona e modës dëshiron të reflektojë konceptin e saj mbi modernitetin.
Sigurisht, ajo ka një trademark të sajin: këpucët me taka, shumëngjyrëshe, vibruese dhe tejet stylish. Krijimet e saj janë një ndërthurje fantastike mes stiletove me takë dhe platformë, të përshtatshme për party, evente klasi dhe mbrëmje vere të cilat premtojnë shumë aventura.
Të preferuara prej ikona si: Rihanna, Dua Lipa, Kendall Jenner dhe shumë të tjera, krijimet e saj janë kthyer në një kult me prurje trendi dhe shumë seksi.
Bashkëpunimet
Në 14 korrik të 2020-ës Fenty, labeli super i suksesshëm i Rihanna postoi një lajm të shumëpritur në Instagram: bashkëpunimin me Amina Muaddi, e cila vendosi firmën e saj në këpucët fantastike dhe gjithmonë ikonike.
Stili që e frymëzon
Varet nga humori, por gjithmonë shumë vibrues! Kontrolli i jashtëzakonshëm i të qenit seksi, por me shumë elegancë dhe klas, duket se është aftësia e paparë e Aminas. Një ditë e shohim si perëndeshë e stilit underground, tjetrën si një ikonë stili e viteve 80’. Frymëzimet e saj janë të shumta, por gjithmonë i përshtaten instiktit të sofistikuar.
Kujtimi i parë nga fusha e modës
Garderoba e ëndrrave dhe shumë këpucë! Nuk mendojmë se kjo është një rastësi!
Veshja e përditshme
Bazike, por trasgresive. Po ju përshkruajmë tipiken: xhinse ose pantallona lëkure, një bluzë prej pambuku, çizme me ngjyra shumë energjike dhe bizhuteri për t’i dhënë jetë stilit.
Bizhuteritë e preferuara
Gjithmonë gold! Amina dashuron Cartier dhe Buccellati dhe i qëndron besnike të qenurit përherë chik. Gjithashtu, në sirtarin e saj të bizhuve mund të gjejmë edhe varëse dhe vëthë prej diamanti nga Eéra.
Veshjet për mbrëmje
Nuk ka një rregull të caktuar, e gjitha varet nga humori i saj. Fustani i koktejlit nga Alexandre Vauthier, pantallonat latex, bluzat apo xhaketat e The Attico dhe sigurisht, këpucët e saj!
Preferencat e veçanta
Çfarë pyetjeje! Sigurisht që këpucët!
Fashion designers që e frymëzojnë
Lista është e gjatë dhe kryesohet nga Miuccia Prada. Stili i saj është gjenial, inovator dhe brilant! Më pas vijon me Phoebe Philo, Nicolas Ghesquière, Daniel Lee dhe Alexandre Vauthier. Pa harruar edhe Manolo Blahnik!
Stilin që adhuron më shumë
Atë të Prada! I adhuron pantallonat me kristale dhe pupla. Në një apartament që digjet, do të rrezikonte jetën e saj për të shpëtuar vetëm pantallonat e Prada!
Rituali i bukurisë
Është një ritual me të cilin nuk bën kompromis. Fillon me kremin e fytyrës nga La Mer, vijon me dy serumet: Holidermie, Suzanne Kaufmann or SkinCeuticals, më pas me hidratuesin e fytyrës dhe të syve. Një herë në javë, zakonisht gjatë fundjavave, aplikon një maskë dhe një herë në muaj e trajton fytyrën te Biologique Recherche ose te Bristol, sepse i adhuron trajtimet e tyre Tata Harper dhe La Prairie.
Parfumi i preferuar
Aroma fantastike e krijuar nga Alexandre Vauthier dhe Francis Kurkdjian.
Ikonat e stilit
Bianca Jagger. Për bukurinë, personalitetin dhe sigurisht, për stilin e saj.