Stil dhe Personalitet nga Anxhelina Kotorri

Ka lindur në 19 dhjetor të vitit 1993. Moda është pasioni dhe angazhimi i saj më madh. Përveç pjesës së bloggut, e studimeve, thotë se po shijon maksimalisht bashkëpunimet në marketing apo fotografi me media dhe biznese të ndryshme.

Victoria Beckham

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Ikona e stilit
Ajo bën modë në çdo detaj të saj! Është e preferuara ime, sepse përcjell një stil vërtet frymëzues. Dhe kjo është Victoria Beckham. Ka vërtet diçka speciale në frymën e trendeve dhe stilit që sjell me koleksionet e saj, por edhe pamjen e saj të jashtme, që kthehet shumë shpejt në një must të sezonit.

 

“Stili është një mënyrë të shprehuri se kush je ti, pa folur”

Rachel Zoe

Beauty
Është një rimel që në fakt ma sugjeruan, dhe më ka ngjitur që ditët e para të përdorimit. L’oreal Lash Paradise, i jep efekt voliminoz qerpikëve tuaj duke e bërë shikimin të duket edhe më i thellë. L’oreal Lash Paradise, 35 euro.

Markë
Blerjet më të shumta i bëj tek Zara, qoftë në dyqan apo online! Së fundmi, jam dashuruar pas një palë gjysmë çizmeve lëkure, me mini takë, që do të jenë edhe trendy për sezonin e vjeshtës. Çizme Zara, 80 euro.

Parfumi i preferuar
Neroli & Orchide by L’occitane, është një aromë kaq e ndjerë dhe pozitive. Është best seller i linjës së parfumeve që sjell L’occitane. Do e sugjeroja tek çdo femër që preferon aromat e lehta. Neroli & Orchide by L’occitane, 150 euro.

Shopping
Nuk kam një vend fiks, po për shkak të angazhimit si bloggere, preferoj të kaloj nga qendrat tregtare shpesh, ku mundësitë dhe zgjedhjet janë të shumta. Bëj blerje tek Toptani Shopping Center, por jo vetëm.

Aksesorë
Këtë periudhë jam “çmendur” pas aksesorëve gold, varëse, unazë, etj. Duken cool dhe përshtaten në çdo periudhë të ditës dhe me çdo outfit. Unazë nga Alice Waese, 650 euro.

Wish List
Në listën e preferencave të mia, është një çantë Hermes Birkin, sikur edhe vetëm 25 cm mjafton të jetë Hermes. Kam frikë se do të qendrojë gjatë në këtë listë. Ndërkohë, kam piketuar në blerjet e radhës një palë atlete Vans, të cilat nuk i gjej dot në Shqipëri dhe mendoj se do i blej jashtë shtetit.

Veshja e përditshme
Duke mos qenë në marrëdhënie pune, më duhet që stilin ta shfaq përmes angazhimit në blogun personal apo evente. Andaj, kam këtë favor që nuk kam një kod veshje të caktuar. Por, nëse do më duhet të zgjidhja mes të preferuarve, do zgjidhja një fund poshtë gjurit dhe një kanotiere të bardhë pse jo, diçka me të cilën ndihem rehat. Një fund nga J.W.Anderson me çmimin 350 euro dhe një këmishë nga Tome, 110 euro.