5 ditë me stilin e Sindi Gjoshes

Fashion influencer

E hënë
E hëna mund të mos jetë dita e preferuar, por nuk keni arsye pse të mos e filloni atë me stil. Niseni javën me një fustan të freskët dhe të lirshëm, të bardhë me pika të zeza. Kombinimi me ngjyrën e kuqe në aksesorë si bereta dhe një çantë të vogël, është i duhuri. Trinomi i ngjyrave bazike ofrojnë një prekje pariziane dhe ju bën të dukeni me shumë stil.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


E martë
Admiruese e stilit klasik? Një kostum në nuancë blu të errët, me pantallona të lirshme dhe material statik kadife, e bën të martën ditën e stilit. Kostumi ëmbëlsohet me një bluzë me jakë U, me prerje të ngushtë dhe kombinohet me vëthë të mëdhenj në ngjyrë silver. Ngjyra blu e errët dhe ajo mente i japin pamjes seriozitetin dhe stilin e duhur.


E mërkurë
Me rritjen e temperaturave, rrisni edhe guximin! Fustani me ngjyra blu, të bardhë dhe thekë, i kombinuar me golf të bardhë dhe çizme të bardha, ju ofron një pamje rinore dhe çapkënë. Sindi ka eksperimentuar me flokët e saj, duke shtuar karfica të vogla që i japin një pamje fëminore dhe e bëjnë të duket super lezetshëm.


E enjte
Qëndroni sa më afër natyrës dhe tendencave të modës. Ngjyrat e tokës e bëjnë shumë interesante veshjen tuaj. Kombinimi i një jumpsuit veror me printe dhe një këmishë kafe të errët me mëngë të gjera, është një sugjerim nga Sindi. Sandalet me takë të lartë ofrojnë një look chic dhe unik.


E premte
Nostalgjia për të shkuarën është gjithmonë e bukur, sidomos në look. Fundjava rikthen një stil retro të kostumit blu me yje të vegjël të bardhë. Prerje shumë fine dhe stylish, një kombinim perfekt i stilit klasik dhe casual. Duke qëndruar te kombinimi i dy ngjyrave, Sindi shton si  aksesor një çantë të bardhë. Për komoditetin e duhur, shton një palë këpucë me takë të ulët dhe mbyllje rrumbullake.