Krista Merkoçi është një ndër vajzat më “in” të tiranës, ajo e përshkruan veten si një fashion blogger, me kohë të pjesshme, sepse studimet për marketing i marrin pjesën më të madhe të kohës. Në Stil & Personalitet ajo ndan sot me lexuesit e Elegance pasionet e freskëta dhe plot ide që përfaqësojnë personalitetin e një vajze që modën e sheh si një process në zhvillim.
Ikonë
Në kohë të ndryshme frymëzohem nga ikona të ndryshme, por Christian Dior është i pa zëvendësueshëm, sepse pas “Depresionit të Madh”, ai e transformoi përgjithmonë mënyrën se si një femër do te vishej. Fundet e gjata e të fryra u kthyen në silueta të ndjeshme, për të mos harruar dhe kapelet e tij të famshme të kombinuara po me këto funde, dhe patjetër xhaketat të cilat theksonin belin dhe krijonin imazhin perfekt. Për më tepër Yves Saint Laurent, një tjetër idhull i imi, ka qenë student i Dior.
Stili
Mendoj që stili im ndryshon vazhdimisht. Për këtë arsye nuk mund të them se kam një stil të caktuar. Mendoj se eleganca, është komponenti kryesor në veshjet e mia. Më pas, trended e ndryshme e deri tek humori im atë ditë përcaktojnë pjesën tjetër të veshjes.
Parfumi
Salvatore Ferragamo, “Attimo”, ka një aromë shumë të freskët, jo të ëmbël. Përpara disa vitesh, e përdorte mamaja ime dhe që atëherë ka qenë një nga të preferurarit e mi.
Rimeli
Kam kohë që përdor rimele të Korff, Milano. Së pari sepse zgjat dhe ngjyros qerpikët pa i ekzagjeruar. Së dyti sepse është një produkt dermokozmetik dhe nuk më shkakton asnjë irritim në sy.
Thënie
“Moda nuk ka të bëjë me markën as me brandin, por me diçka të brendëshme që lind me ju!”
– Ralph Lauren
Këpucët
Nuk mendoj se kam një palë këpucë apo çizme të preferuara. Megjithatë, nëse do të më duhej të zgjidhja do të ishin një palë çizme të gjata e të ngushta deri sipër gjurit: Rachel Zoe dhe një palë çizme deri tek kyçi: Maison Margiela. Kam dëshirë të them, se një nga prioritetet e mia së fundmi është të blej sa më pak lëkure kafshësh sepse është e panevojshme! Ka shumë burime të tjera nga të cilat mund të prodhohet lëkurë.
Butiku
Nuk jam shumë specifike kur vjen puna tek firmat, për këtë arsye, nuk kam një butik të preferuar; Në Tiranë ama, vizitoj shpesh Stefanel dhe Jardin. Nëse diçka më pëlqen, është e një kualiteti të mirë firmë ose jo dhe ka një çmim të arsyeshëm atëherë asgjë nuk më ndalon ta bej pjesë të garderobës time.
Veshja e punës
Unë jam ende duke studiuar në universitet, por mund të flas për një veshje ideale pune. Preferoj pantallona, një këmishë dhe xhaketë kur vjen puna tek veshjet e zyrës. Madje edhe një kostum për femra. Viktoria Beckham, është një nga femrat që di të realizojë kësi veshjesh si askush tjetër. Për më tepër, kam berë dhe një post me këtë temë ne blog tim: kristasblog.com
Aksesor
Aksesori që përdor çdo ditë është një orë Longines – Dolce Vita, zakonisht e shoqëruar me një byrzylyk Pandora.
WISH LIST
Vitet 80’ po kthehen përsëri, shumë firma të ndryshme prezantuan fustane të shkurtra dhe xhaketa me vata si një herë e një kohë. Marc Jacobs, ndër të tjerë prezantoi këtë veshje në “Runway” dhe mendoj se kjo xhaketë dhe një kapele e ngjashme do të jenë blerja ime e radhës.