Stil dhe Personalitet nga Stela Plaka

Ka lindur në Tiranë dhe është 34 vjeçe! E diplomuar për shkenca komunikimi, ajo prej vitesh ndan jetën e saj mes Italisë dhe Shqipërisë. Është gjithnjë me valixhe në dorë! Falë rrjeteve sociale, bashkëpunon me brande ndërkombëtare si fashion influencer. Është bashkëshorte dhe nënë e lumtur e një djali dy vjeçar, që e frymëzon çdo ditë.

“Kur nuk vishesh si gjithë të tjerët, nuk ke pse mendon si gjithë të tjerët”-Iris Apfel

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Markë
Është e rëndësishme të bësh zgjedhje inteligjente sa i takon këpucëve. Ndonjëherë harrojmë që nuk janë bizhu, por duhet t’i mbajmë në këmbë me orë të tëra. Nuk ka rëndësi nëse jane Zara apo Nr.21, rëndësi ka të ndihesh rehat me to. Shapka Nr.21, 320 euro.

Shopping
Për shkak të profesionit si editore mode kaloj pjesën më të madhe të kohës në kërkim të trendit të fundit për t’ja kombinuar modeles apo personazhit të radhës. Ndihem me fat që gërshetoj pasionin me profesionin, por kur vjen puna tek vetja përzgjedh të bëj shopping online www. yoox.com

Aksesorë
Syzet Celine, kapelet e kashtës dhe çantat me ngjyra. Këto janë aksesorët e pandashëm nga vetja. Ndaj, preferoj syzet Celine, 320 euro.

Wish List
Ndër blerjet e radhës do të jenë një palë pantallona me bel sipër, treçerkeshe dhe voluminoze. Është një outfit që mungon në gaderobën time. Pantallona Paul Smith, 270 euro.