Stil dhe Personalitet nga Stela Plaka

Ka lindur në Tiranë, e diplomuar për shkenca komunikimi, ajo prej vitesh ndan jetën e saj mes Italisë dhe Shqipërisë. Është gjithnjë me valixhe në dorë! Falë rrjeteve sociale, bashkëpunon me brande ndërkombëtare si fashion influencer. Është bashkëshorte dhe nënë e lumtur e një djali që e frymëzon çdo ditë.

Alexa Chung

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Ikona e stilit
Më pëlqen Alexa Chung! Kemi të njëjtin vizion për stilin. Miksimi i frymës vintage me atë bashkëkohore, është stili i përfaqëson këtë ikonë të modës dhe stilit. Ajo nuk del kurrë jashtë vetes, edhe kur moda ecën me hapa marramendës.

 

“Kur nuk vishesh si gjithë të tjerët, nuk ke pse mendon si gjithë të tjerët”
Iris Apfel

 

Beauty
Nuk përdor shumë make up në përditshmërinë time. Preferoj efektin ujë e sapun, bëj pak tualet. Nuk dal kurrë nga shtëpia pa përdorur fardin në mollëza dhe rimelin e pandashëm Helena Rubistein. Përzgjedh gjithnjë atë kundra ujit për t’i rezistuar ditëve me ritëm dhe angazhimeve të shumta. Rimeli Helena Rubistein, 35 euro.

Markë
Është e rëndësishme të bësh zgjedhje inteligjente sa i takon këpucëve. Ndonjëherë harrojmë që nuk janë bizhu, por duhet t’i mbajmë në këmbë me orë të tëra. Nuk ka rëndësi nëse jane Zara apo Nr.21, rëndësi ka të ndihesh rehat me to. Shapka Nr.21, 320 euro.

Parfumi i preferuar
Më pëlqejnë aromat të cilat përshaten me personalitetin tim, të fortë dhe femëror. Prej vitesh qendroj besnike e parfumit Alien (Thiery Mugler), i përshatet më së miri aromës së trupit tim dhe mbi të gjitha më bën të ndihem mirë sa herë e përdor. Parfumi “Alien” Thiery Mugler, 55 euro.

Shopping
Për shkak të profesionit si editore mode kaloj pjesën më të madhe të kohës në kërkim të trendit të fundit për t’ja kombinuar modeles apo personazhit të radhës. Ndihem me fat që gërshetoj pasionin me profesionin, por kur vjen puna tek vetja përzgjedh të bëj shopping  online www.yoox.com.

Aksesorë
Syzet Celine, kapelet e kashtës dhe çantat me ngjyra. Këto janë aksesorët e pandashëm nga vetja. Ndaj, preferoj syzet Celine, 320 euro.

Wish List
Ndër blerjet e radhës do të jenë një palë pantallona me bel sipër, treçerkeshe dhe voluminoze. Është një outfit që mungon në gadërrobën time. Pantallona Paul Smith, 270 euro.

Veshja e përditshme
Është tepër e rëndësishme të vishesh me shije dhe në përditshmëri përzgjedh komoditetin dhe stilin sëbashku. I kushtoj tepër rëndësi aksesorëve, elementi dallues i stilit tim. Por, nëse do të zgjidhja një stil veshjeje, do preferoja një fustan të bardhë me mëngë voluminoze dhe një çantë kashte. Fustan Asos, 95 euro dhe çantë nga Sensi Studio, 150 euro.