Ka lindur në 20 Gusht të vitit 1993 në Tiranë. Ajo është një nga vajzat e njohura të ekranit shqiptar, karriera e së cilës është zhvilluar mes modelingut dhe baletit. Aktualisht, është vendosur në zemër të New York-ut, për të qenë protagoniste e disa projekteve ambicioze në fushën artit. Por, Megi Ndokaj, gjithnjë ka ditur të shfaq aspektin e saj elegant, të një vajze që modën e ka pasionin më të madh në jetë!
Ikona e stilit
Është tejet frymëzuese në çdo detaj të sajin! Nga prurjet e fundit që sjell në pasarelat e modës, tek stili i veshjes që e identifikon. Dhe ajo është Victoria Beckham.
“Thjeshtësia, është çelësi i elegancës së vërtetë”-Coco Chanel
Beauty
Më pëlqen shumë zgjedhja e fundit që kam bërë! Është rimeli Givenchy Noir Couture 4 in 1. Përveçse një markë prestigjioze, ka edhe shumë funksione në një, volum, qerpikë të gjatë, etj. Givenchy Noir Couture 4 in 1, 35 euro.