Esela Pysqyli është aktorja simpatike që prej 9 vitesh e shohim në skenat e teatrit dhe në produksionet televizvive ku ndër më të famshmet mund të përmendim rolin në telefilimin “Komuna e Parisit”, apo rolin ikonik të Zhulietës. Esela cilëson si rolin që e ka rritur si aktore atë të Ruth dhe ndalet tek projekti më i ri që pritet të dalë së shpejti në kinema “Streha mes reve”.
Ikona e Modës
Audrey Hepburn, stili i veshjes së saj reflekton personalitet e saj edhe sepse shija e saj në një farë mënyre përputhet me shijet e mia, ndaj është e preferuara ime. Në shfaqjen “Kthimi në shtepi” të Harold Pinter ku unë luaja rolin e Ruth, së bashku me regjisorin dhe kostumografen jemi nisur pikërisht nga Audrey Hepburn për të krijuar kostumet.
Veshja e Punës
Në përditshmërinë time vendin kryesor e zë komoditeti! Por duke qenë aktore përditshmeria ime nuk është gjithmonë njësoj, ndaj dhe stli ndonjëherë ndyshon. Brenda natyrshmërisë sime jetojnë shumë mirë bashkë stili “A. Hepburn” më stilin “Rock”.
Thënja
Për mua veshja, stili është reflektim i natyrës sonë të brendshme. Nese dua të jem “e lirë” si individ atëherë kjo në veshje përkthehët në thjeshtësi, natyrshmëri dhe rehati.
Parfumi i Preferuar
Nuk përdor asnjëherë të njëjtin parfum, për momentin kam 4 të cilët i alternoj, por të preferuarit janë “Black Orchid” Tom Ford dhe “Love in White” Creed, dy të kundërta ashtu si edhe në stilin e veshjes.
Beauty
Rimeli që përdor tani është nga “Make up forever”, është një rastësi, nuk i kushtoj shumë rëndësi tualetit.
Këpucët
Preferoj “New Balance” në përditshmëri sepse janë shumë të rehatshme dhe mendoj se shkojnë si me veshje sportive po ashtu dhe me diçka pak më klasike. Më pëlqejnë gjithashtu takat, edhe pse i vesh rrallë, nuk e mohoj që jam e lumtur si çdo femër që kam vetëm nje palë Louboutin të cilat i kam merituar J si dhuratë për 30 vjetor.
Shopping
Nuk kam një dyqan të preferuar, kam disa. E rendësishme është që atje ku shkoj dua të gjej atë që kërkoj, nuk kam shumë qejf të dal nëpër dyqane. Ndaj në Romë preferoj një dyqan që ka shumë marka të ndryshme.
Veshja e Përditshme
Në përgjithësi xhinse dhe tshirt. Kur jam në ditë me një energji më të veçantë, nga ana shpirtërore, vesh funde te shkurtra dhe top me stil pak me lozonjar.
Aksesorë
Nuk para përdor aksesorë, përveçse në rolet që interpretoj, por nëse do kisha një I Watch do e përdorja me kënaqësi.
Wishlist
Wish lista ime vetëm shtohet përditë ndërkohë që mundësia konkrete në portofol ndryshon jo me të njejtin hap me dëshirat. Duke qenë se përdor syze optike, dëshira ime është t’i ndërroj sa më shpesh dhe per momentin dëshiroj nje palë syze nga Miu Miu. Rëndësi më të veçantë për mua kanë këpucët, ndaj do doja gjithmonë një palë të reja, s’jam e vetmja me siguri.