Stil & Personalitet nga Jerina Lalaj

Ka lindur në Tiranë në 10 Gusht 1980!  Pas përfundimit të studimeve në Universitetin e Tiranës në degën e Gjuhë-Letërsisë italiane, shpirti i sipërmarrjes e shtyu në një tjetër dimension profesional. Dedikuar kryesisht në zhvillim dhe menaxhim biznesesh, pas shumë eksperiencave, Jerina Lalaj ju dedikua tërësisht Marketingut Mediatik profesional duke drejtuar departamentet e disa televizioneve lokale dhe kombëtare. Adhuruese e së bukurës, udhëtimeve, artit, modës dhe kinemasë nuk bën kompromise me stilin e saj. Ka veshjen e duhur, në vendin e duhur, pa harruar të jetë gjithmonë femërore.

Markë
Nëse pasuria do të matej me këpucë, patjetër që do quhesha e pasur. Markat janë orientative për cilësinë, por dorëzohem gjithmonë përpara elegancës dhe kreativitetit. Të tilla janë sandalet bijoux në ngjyrë të zezë, material kadife, të Dior.  Sandalet bijoux Dior, 990 euro.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Parfumi i preferuar
Ndjesia hyjnore e aromës së lules së manjolës më rikthen gjithmonë në pranverat e mrekullueshme të fëmijërisë. “Aqua di Parma Magnolia Nobile”, është padyshim parfumi im i preferuar. Kushton afro 150 euro.

Shopping
Dashuria për udhëtimet ka qenë po aq e madhe sa për këpucët, ndaj i shfrytëzoj udhëtimet për blerje cilësore. Spanja mbetet destinacioni im i preferuar për shopping dhe e bind veten me arsye që herë pas here të bëj “dëme”. Në dyqanet e Carolina Herrera mund të kaloj gjithë ditën dhe paraprakisht të kem lajmëruar mos të më deklarojnë të humbur…

Aksesorë
Jam shumë konservatore edhe për aksesorët dhe përveç “veprave të artit” që mund të mbaj në qafë herë pas here. Jam totalisht e dorëzuar tek diamantet, perlat dhe gurët e çmuar turquoise. Gjithashtu, një unazë me larimar e mbaj me shumë dashuri sepse ka magjinë të më ndryshojë humorin. Unazë me gur larimar, 305 euro.