Superfuqitë dhe dobësitë e të gjitha shenjave të horoskopit

 DASHI

Superfuqitë:
I dashur Dash, ti ke ide fantastike, një mendje shumë kreativ dhe aftësi të papara për të qenë lider – madje, disponon edhe të gjithë potencialin për të qenë i tillë. Temperamenti yt sfidues është një prej aspekteve më të mira që ke, pasi të shtyn shumë të arrish sukseset e dëshiruara. Gjithashtu, shquhesh nga një qasje shumë pozitive, e cila ndikon edhe në jetën e të gjithë personave që të rrethojnë. Je shumë frymëzues, i mbushur me entuziazëm dhe i ndihmon njerëzit të rriten.

Dobësitë:
Si shenja e parë e zodiakut, je gjithmonë e llastuar dhe dëshiron vëmendje konstante. Do që të gjitha idetë e tua të dëgjohen dhe të konsiderohen, nuk ka rëndësi nëse janë aktuale me një situatë të caktuar apo jo. Do të biesh në sy, të njihesh dhe të pranohesh nga të gjithë. Rrjedhimisht, mendimi i të tjerëve ka kaq shumë rëndësi për ty dhe mospasja e vëmendjes, është si të themi… një makth.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

 

DEMI

Superfuqitë:
Je një person super ambicioz, i cili punon shumë për të arritur çdo synim, pa marrë parasysh sa i paarritshëm mund të duket. Ke një intuitë fantastike dhe përmes saj, mund të kuptosh ndjesitë, energjitë dhe marrëdhëniet me të tjerët. Gjithashtu, natyra jote është pranuese, ndaj miqtë të duan për atë që je dhe që ofron.

Dobësitë:
Tipari më i njohur dhe më i urryer i Demit është pa dyshim kokëfortësia! Ajo del përherë në pah, në çdo bisedë apo çështje. Demi thjesht refuzon çdo mendim që bie në kundërshti me opinionin e tij. Vlerat e tua të palëkundura ndikojnë drejtpërdrejt në mendjen tënde dhe gjithnjë mendon se e vërteta jote është ajo sublimja. Nevoja jote për të njohur meritat që ndonjëherë edhe nuk të takojnë, apo protagonizmi i tepruar janë vërtet sfida që duhet t’i tejkalosh.

 

BINJAKËT

Superfuqitë:
Binjak, ti pa diskutim je shpirti i shoqërisë, flutura sociale e cila gjen kudo miq. Personaliteti yt është përherë brilant dhe vibrant, si dhe shquhesh nga një inteligjencë shumë atraktive. Je super shenjë e zgjuar, gazmore dhe strategjia është fusha jote.

Dobësitë:
Binjakët shquhen nga personaliteti i dyfishtë dhe kudo kanë tendencën për të qenë pak hipokritë dhe me dy fytyra. Ti i ndryshon mendimet aq shpejt, sa të gjithë mendojnë se kanë të bëjnë me dy njerëz të ndryshëm, të cilët fatkeqësisht kanë ngecur në një trup. Personaliteti yt ndryshon nga një moment në tjetrin, në çdo rrethanë. Je gjithmonë duke analizuar mjedisin, duke marrë informacion, duke folur pa fund për gjithçka! Duke qenë se ndryshon literalisht çdo ditë, të gjithë e kanë të vështirë të ndërtojnë një marrëdhënie të qëndrueshme me ty.

 

GAFORRJA

Superfuqitë:
Ndjeshmëria dhe empatia jote është ajo që realisht i duhet botës, në çdo moment. Intuita jote e natyrshme dhe instiktet të çojnë gjithnjë drejt së mirës dhe dashurisë. Shpesh, je kujdestari i të gjithë grupit dhe miqtë duan të jenë në praninë tënde për shumë gjatë. Natyra jote është e dashur, e afrueshme, e paharrueshme. Gjithashtu, të pëlqen të qeshësh me gjithçka dhe të jesh super pozitiv, gjithë kohës.

Dobësitë:
Ajo çka ke me bollëk janë emocionet, të cilat janë prezente në çdo aspekt jetësor. Rrjedhimisht, je një person shumë i ndjeshëm. Shpeshherë merr për bazë vetëm ndjenjat dhe nuk e konsideron fare mendjen, por nga ana tjetër, do të kontrollosh gjithçka. Kjo të çon në një sjellje pasivo-agresive, e cila shpesh bëhet e padurueshme për të tjerët. Pastaj, ndodh që të mbyllesh në guaskën tënde, urren botën dhe jep sinjale të paqarta për mënyrën si do të trajtohesh nga të tjerët.

 

LUANI

Superfuqitë:
Një Luani nuk i duhet fare pëlqimi dhe aprovimi i të tjerëve. Për të fituar zemrat, kujdeset karizmi yt. Ti je një shenjë e zjarrtë, verbuese, plot dritë e jetë. Dielli është burimi i të gjithë energjisë sate dhe ai të orienton drejt më së mirës, krijimtarisë dhe bujarisë. Je një lider i lindur dhe super i aftë për të ndërtuar raporte shumë rezistente.

Dobësitë:
Ti mund të qeverisesh nga Dielli, por bota nuk vërtitet rreth teje, shenja më e përkëdhelur e zodiakut. Ti do vëmendje 24/7 dhe mërzitesh, madje nuk i pranon më në jetën tënde njerëzit që nuk ta dhurojnë këtë vëmendje. Gjithë kohës do të ndihesh i vlerësuar, i kundruar, i adhuruar dhe realisht, ky është një problem.

 

VIRGJËRESHA

Superfuqitë:
Je një person shumë i zellshëm, i vëmendshëm dhe kaq praktik. Punon pa fund për të realizuar ato që do dhe kujdesesh maksimalisht që të shtrenjtët e tu të ndihen të lumtur dhe pozitivë. Do që njerëzit që të rrethojnë të jenë të besueshëm, inteligjentë dhe të kapin ritmin tënd.

Dobësitë:
Duke qenë se je shumë i orientuar drejt detajeve, dëshiron që të kesh kontroll të plotë mbi gjithçka. Kështu, dukesh si një perfeksionist i fiskuar në një mënyrë tejet të bezdisshme. Zakonisht, kjo të ndihmon për të sistemuar ato që do, tryezën e punës, shtëpinë e ambientet përreth, por ndonjëherë, e tejkaloni veten dhe harroni gjërat që vërtet kanë rëndësi. Syri yt i mprehtë është profesionist për të gjetur defektet, por shpesh, harron veten.

 

PESHORJA

Superfuqitë:
Je një person super social dhe është krejt e natyrshme për ty që të kesh miq kudo. Je komplet kameleon, mund të hysh në çdo grup shoqëror dhe të dalësh si personi i preferuar i të gjithëve. Di si të sillesh në çdo situatë, madje edhe të zgjidhësh konflikte. Sharmi, diplomacia dhe asetet që përbëjnë personalitetin tënd janë një bonus shumë i madh në çdo drejtim.

Dobësitë:
Ashtu si Binjakët, edhe ti ke një tendencë të kesh më shumë se një fytyrë dhe të shkosh me rrymën. Jepesh pas kënaqësive dhe ndonjëherë, thjesht shtiresh, për hir të kortezisë. Edhe në raportet romantike nuk je më mirë. Gjithë kohës flirton dhe dëshiron të kesh vëmendjen e të gjithëve, jo vetëm të partnerit. Mendon për ndjenjat e tua, mbron veten dhe aspak të tjerët. Një tjetër e metë, është fakti që pret që të tjerët të kujdesen për ty.

 

AKREPI

Superfuqitë:
Je jashtëzakonisht ambicioz dhe e di saktësisht se çfarë do dhe kur e do. Për ta arritur dëshirën, je i gatshëm të punosh deri në pafundësi. Kërkon gjithmonë përgjigje mbi çdo tematikë që të mundon apo të kuriozon. Intesiteti dhe ndjeshmëria jote të ndihmon shumë të ndërtosh një besim me baza shumë të forta.

Dobësitë:
Ti i adhuron misteret dhe gjithmonë do t’i shkosh gjithçkaje deri në fund. Gjen kuptimin më të thellë të universit, edhe kur në fakt po e ekzagjëron, gjithsesi, mjafton të përmbushësh egon tënde. Të tërheq mistikja dhe gjërat që kanë një tis fshehtësie. Por, duhet të dish se jo gjithnjë është një simbolikë e fshehur apo diçka që po pret të zbulohet. Mos kontrollo çdo gjë që të rrethon dhe mbi të gjitha, mos gërmo në traumat e gjithkujt. Tendenca jote për të analizuar njerëzit, miq apo të huaj, i lëndon ata dhe ti dukesh super i fiksuar.

 

SHIGJETARI

Superfuqitë:
Shenja jote njihet për dinamizëm dhe dëshirën e pakufishme për dije dhe informacione. Ti punon shumë që të qëndrosh jashtë zonës së komfortit dhe zgjedh të udhëtosh, të mësosh, të guxosh, të sfidosh veten në çdo çast. Je tepër mendjemprehtë dhe ke një aftësi të paparë për të treguar gjithçka, në mënyrën dhe në momentin e duhur.

Dobësitë:
Prirja për t’u dukur sikur di gjithçka është një fushë në të cilën duhet të punish shumë. Duhet të mësosh të mos e imponosh mendimin tënd te njerëzit, sidomos kur askush nuk e ka kërkuar atë. Për një shenjë që supozohet se e pëlqen njohurinë, ti hedh poshtë çdo ide që nuk përkon me tënden. Kjo ushqen mendjemadhësinë tënde dhe bën që shumë pak njerëz të duan të jenë krah teje. Praktikisht, mund të grumbullosh mijëra përvoja, por nuk të hyjnë në punë nëse nuk ke me kë t’i ndash.

 

BRICJAPI

Superfuqitë:
Përkushtimi dhe disiplina jote është e pabesueshme! Këto dy virtyte të shtyjnë që të punosh fort e të ngjitesh në majë, për të arritur të gjitha qëllimet e tua. Je një lider fantastik dhe shkëlqen në vendimmarrje.

Dobësitë:
Merr frymë thellë i dashur Bricjap! Çliro nofullën, relakso shpatullat dhe thjesht qetësohu! Shenja jote është më punëtorja e horoskopit dhe sigurisht, më seriozja. Por, duhet të dish se jeta është shumë më e bukur kur mbushet me lojëra, të qeshura, njerëz. Dëshira jote për rend të bën të mërzitshëm dhe mostoleranca që të përshkon, është pa dyshim një vrasës i dëshirave dhe spontanitetit. Jo gjithçka duhet të jetë e akullt dhe e planifikuar.

 

UJORI

Superfuqitë:
Ujor, je një revolucionar i lindur! Dëshira jote më e madhe është të jesh i pavarur në çdo mënyrë, në çdo çast. Je një mendimtar super krijues dhe dëshiron të ndryshosh botën me idetë e tua dhe me qëndrimin aspak të zakontë.

Dobësitë:
Është mëse e qartë: je shenja më unike! Të pëlqen të dallohesh dhe të qëndrosh gjithmonë i vërtetë, pavarësisht pozitës së atij që ke përballë. Asgjë nuk të lumturon më shumë se momenti kur thua një mendim shumë kontravers, apo kur detyron të tjerësh që të rishohin qasjen e tyre. Si rrjedhojë, do që gjithmonë mendimet e tua të jenë kundër rrymës. Por, ajo që është vërtet një e metë është fakti që ke një sjellje aq të paparashikueshme, sa njerëzit nuk dinë si të sillen. Ti je i çuditshëm dhe shpeshherë e konsideron veten ekskluziv.

 

PESHQIT

Superfuqitë:
Mirësia dhe shpirti yt krijues e bëjnë çdo marrëdhënie tënden pasionante dhe tejet ëndërrimtare, duke cekur pjesën më të thellë shpirtërore. Ti je një shenjë shëruese, empatike dhe ke një imagjinatë shumë të zhvilluar.

Dobësitë:
Është momenti të zgjohesh! Mjaft shkove larg dhe humbe në ëndrra me sy hapur! Ndoshta ka ardhur çasti të realizosh gjithçka që ke në sirtar. Duhet të jesh më disponibël dhe i hapur emocionalisht, në mënyrë që njerëzit të bëhen pjesë e jetës sate, pa u detyruar të çajnë mure e barriera të pakapërcyeshme. Bota reale të pret!