Klasi i salloneve mondane dhe artit britanik të arredimit nuk është më një ëndërr. Objektet e arredimit plot stil dhe unikalitet përmblidhen në të njëjtin vend, duke lumturuar çdo të apasionuar pas krijimtarisë së Tom Hoffman. Magjike dhe të punuara krejtësisht me dorë, çdo krijim nga koleksioni Tom Drag është një kryevepër e cila do t’ju bëjë ta dashuroni sapo ta shihni! “The space Gallery” përmban çdo pjesëz nga ky koleksion, që prej pjatave të ëmbëlsirave, komodinave me motive ekzotike, shandanëve shumëngjyrësh, koleksionin animalist e deri te divanët e mrekullueshëm Chesterfield. Falë kësaj “mini-galerie” që dashuron artin, Tom Hoffman dhe koleksioni i tij është mëse i prekshëm edhe në Shqipëri.