Udhëtim romantik në Venecia

Imagjinoni guximin e ndërtimit të një qyteti të tërë, me pallate mermeri e godina me arkitekturë të përkryer, pikërisht në një lagunë…Dhe ky është vetëm fillimi! Përjetoni një aventurë të vërtetë, sidomos në ditën simbolike të të dashuruarve,ku udhëtimi me gondola, ushqimet e shijshme dhe hotelet luksoze janë atraksion më vete. 

Çfarë të vizitoni: Nuk mjafton vetëm një ditë e veçantë në kalendar, që iu të projektoni një udhëtim special, në një nga destinacionet më mbresëlënëse të Italisë. Sepse Venecia mund të vizitohet në çdo ditë të vitit, për vet madhështinë dhe bukurinë që ofron. Një shëtitje me gondola,restorante të mahnitshme, ambiente romantike të paharrueshme, pallatet me arkitekturë qindra vjeçare që duket sikur qëndrojnë mbi ujë, kishat, afresket, muzika klasike, sallat e ekspozitave dhe galeritë e artit, pa harruar pastat e freskëta dhe ëmbëlsirat e shijshme, e bëjnë Venecian, një destinacion për të mos u humbur. Grand Canal, është një nga pikat kyçe të atraksionit, për turistët që duan të kalojnë një eksperiencë të paharrueshme. Udhëtimi me gondola, vozitja e natyrës dhe kënaqësia e momenteve të tilla mbeten gjatë në kujtesë. Ndërkohë, për të pasur një pamje spektakolare të gjithë qytetit, duhet të vizitoni doemos Campanile, kambanoren 100 metra të lartë, e ndërtuar në vitin 1912, e që sot është kthyer në një pikëtakimi për turistët nga e gjithë bota. Një tjetër, vend i rrallë e që duhet vizituar patjetër është Bazilika Saint Mark, e pozicionuar në një pikë kyçe të qytetit italian, ky tempull i shenjtë merr vëmendjen e duhur nga turistët që duan të njihen me historinë e vjetër, afresket,etj. Ura Rialto është një tjetër pikë kyçe e interesit së vendasve, por edhe turistëve për të kundruar një peizazh dhe panoramë të rrallë të gjithë zonës përreth e mbushur me dyqane, bare e restorante. Zakonisht, një udhëtim me gondola është i pashmangshëm në këtë vend. Por, kur flasim për Venecian, nuk mund të mos flitet për muzikën klasike, për teatrot e artit me një historik të jashtëzakonshëm ndër vite. Një prej tyre, La Fenice, është teatri i dedikuar operës dhe muzikës klasike, ku virtuozët e skenës, ngjiten aty për të performuar shfaqje të ndryshme artistike. Renditet në listën e teatrove më të rëndësishme jo  vetëm të Venecias, por edhe gjithë Italisë. Ndaj , ne jemi gati t’ju ofrojmë një guidë të plotë me pikëtakimet më interesante për turistët që në ditën e të dashuruarve janë të gatshëm të përjetojnë një udhëtim romantik në Venecia.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Sheshi San Marco
I njohur ndryshe me emrin Piazza San Marco, kjo pikë qendrore e qytetit është një nga vendtakimet e turistëve. Sheshi kufizohet nga Bazilika Saint Mark, Piazzeta di Leoncini, Kulla e Orës dhe kambanari i njohur si Il Campanile.

Ura e psherëtimave
Ura e mbyllur, e bërë nga gur gëlqeror i bardhë, është atraksion për turistët, pasi vet historiku i saj është kthyer në një legjendë. Është realizuar në vitin 1600 nga Antonio Contino. Emri i urës është marrë nga Lord Baron, i cili e solli si një sugjerim tijin duke iu referuar faktit se të burgosurit mund të psherëtinin duke parë këtë pamje nga dritaret, përpara se të dërgoheshin në qeli. Ndërsa, një tjetër domethënie për këtë urë, është fakti se duke udhëtuar me gondola, çiftet e të dashuruarve mund të bisedonin ose psherëtinin nën këtë urë.

Galeria e Akademisë
Muzeum i shek. të 19-të, me një pasuri të madhe të veprave të artit, të artistëve bashkëkohorë, por jo vetëm. Çdo turist ka mundësinë të njihet me realizimet artistike ndër vite.