Stil dhe personalitet nga Klesara Fani

Veshja juaj e përditshme?
Të ndryshme, por kam një rregull për çdo kombinim: që duhet të jem e ekspozuar pjesa e poshtme ose e sipërme e veshjes, asnjëherë të dyja. Disa nga kombinimet e përditshme janë:
Xhinse ose pantallona të gjera dhe crop top.
Streçe dhe triko e gjerë.
Fund, minifund, pantallona të shkurtra dhe bluzë e gjerë.
Fustan i shkurtër dhe xhaketë oversized.
Fustan i gjatë, i lirshëm dhe xhaketë xhins.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Brandon Maxwell, Jacquemus

Stilisti i preferuar shqiptar dhe i huaj?
Të jem e sinqertë, stilist shqiptar nuk kam ndonjë të preferuar, ndërsa të huaj janë shumë, por po veçoj Brandon Maxwell dhe Jacquemus.

Thënia e preferuar?
“Mbaj qëndrim por mos gjyko!”.
“Nëse vjen një ditë e vështirë, ku ti duhet të heqësh dorë nga të qenurit e këndshme dhe e sjellshme, mos harro te mos heqësh dorë nga të qenurit fisnike.” Te dyja janë thënie të gjyshes sime!

Olivia Palermo, Audrey Hepburn

Ikonë mode?
Olivia Palermo në ditët e sotme.
Audrey Hepburn përgjithmonë.

Wishlist?
Sandalet –  New Bottega.
Çanta –  New Bottega.
Fustan – Jacquemus.

Parfumi i preferuar?
Le Labo The Noir 29.

Rimeli i preferuar?
Marc JacobsVelvet Noir Volume mascara.

Këpucët e preferuara?
Louboutin, të larta dhe të rehatshme.

Aksesori i preferuar?
Varëset e personalizuara që disponoj.

Libri i preferuar?
“3 shokët” nga E. Remark! I vjetër, por më emocionon sa herë e kujtoj.

Filmi//Aktori/Regjisori i preferuar?
Filmi: “La vita è bella” – një dramë e trajtuar me nota komedie! Super!
Aktori: Tom Hanks – aktron dhe kur rri pa lëvizur!
Regjisori: Woody Allen – e kthen në përrallë çdo gjë që trajton, vizualisht dhe konceptualisht.

Kuzhina e preferuar?
Ha çdo gjë. Kuzhina mesdhetare ngelet e preferuara!