Më e bukura e Shqipërisë për këtë vit, u zgjodh Blerta Leka! Eventi i rëndësishëm i bukurisë shqiptare, u shndërrua në një spektakël të vërtetë, ku jo vetëm vajzat konkurrente morën pjesë në të, por edhe shumë të ftuar Vip, këngëtarë që performuan në skenë, grupe artistësh të njohur, etj. Shumë personazhe të njohur parakaluan në tapetin e kuq, duke marrë vëmendjen absolute të fotografëve të pranishëm në event.