Reflektimet e Erion Bogdanit

Tirana në sytë e yllit të futbollit Erion Bogdani, karriera e artë në kampionatin e Seria A, një rrëfim i sinqertë për planet e kthimit në atdhe, jetën martesore dhe emocionet e pritjes së fëmijës së parë, i cili është djalë…!
I veshur tejet elegant me një xhaketë të zezë, këmishë blu të thellë dhe pantallona xhins, prania afër stadiumit e Erion Bogdanit nuk mund t’i shpëtonte syrit të askujt, e për më tepër një ditë pas fitores së kombëtares ndaj Bjellorusisë. Në gisht mban një unazë ari të hollë, shenjë e besnikërisë së përjetshme ndaj Roselës, bashkëshortes italiane, më të cilën po përjetojnë pritjen e ëmbël të ardhjes në jetë të pinjollit të ardhshëm të familjes Bogdani. U ndodh në Tiranë vetëm për pak orë, por nuk do të nguronte të shfaqej në ceremoninë e hapjes së fushatës elektorale të z. Lulzim Basha për Bashkinë e Tiranës. E njihte shumë mirë z. Basha, karrierën e suksesshme politike, ambiciet, energjinë, prandaj donte të dëgjonte projektin e tij për Tiranën. Kjo ishte arsyeja që ai vendosi më pas të shfaqej dhe ta mbështeste fort në hapjen e fushatës. Ylli i futbollit shqiptar vendos të rrëfejë për Elegance bindjen që ka ndaj realizimit të projekteve të z. Basha për kryeqytetin, flet për të ardhmen në fushën e gjelbër, martesën dhe emocionet e pritjes së ardhjes në jetë të fëmijës së parë…!

Erion së fundmi ju kemi parë në dy në ambiente sportive: në fushën e Stadiumit “Qemal Stafa”, në ndeshjen kundër Bjellorusisë, dhe në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, në ditën e hapjes së fushatës së z. Lulzim Basha. Për të parën është e kuptueshme, por për shfaqjen e dytë cili është kuptimi?
Unë e kam takuar Lulin disa herë dhe për mendimin tim, tek ai shoh një djalë të ri me shumë vrull dhe energji, me projekte shumë të mira për Tiranën dhe idetë për ndryshimin e kryeqytetit më kanë bindur për ta mbështetur.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Ju e dini se jeni një njeri i njohur dhe me ndikim. Ju mund të ndikoni shumë njerëz që të votojnë për z. Lulzim Basha, pse e bëni këtë..?
Unë mund të ndikoj tek njerëzit, sepse e mbështes Lulin në projektin e ri për Tiranën. Tek ai shoh një njeri me ide shumë të qarta për Tiranën dhe për mendimin tim ai është një nga politikanët më të pëlqyer nga qytetarët. Kandidatura e tij është një ndryshim i madh për Bashkinë e Tiranës dhe jam i bindur që me aftësitë që ka si politikan mund të bëjë të mundur ndryshimin e Tiranës.

Erion, çfarë vlerësoni ju tek z. Lulzim Basha dhe tek projekti i tij për Tiranën?
Unë Lulin e vlerësoj edhe si mikun tim, por edhe për idetë e tij për Tiranë. Unë jam sportist, por kam një dëshirë të madhe që ta shoh qytetin tim ndryshe. Jetoj prej 12 vjetësh jashtë shtetit dhe kur kemi biseduar me Lulin kemi diskutuar për projektet e tij: ato lidhen me këndet sportive, këndet e lojrave për fëmijët dhe fushat e gjelbra që do t’i shtohen kryeqytetasve. Nga biseda që kemi pasur bashkë kam kuptuar se Luli ka ide shumë të qarta për Tiranën dhe unë i mbështes ato.

Në të vërtetë, si do të donit ju të ishte Tirana?
Tiranën e dua të jetë më e gjelbër, të ketë më shumë hapësira për fëmijët, të moshuarit, terrene sportive ku të mund të luajnë fëmijët, një stadium të ri, fusha sportive për talentet e reja. Aktualisht Tirana ka shumë punime nëpër rrugë, ka shumë trafik, shumë pluhur: një kaos i vërtetë që na shqetëson të gjithëve.

Ju jetoni prej kohësh jashtë Shqipërisë, po në të ardhmen çfarë planesh keni, a do të ktheheni në Tiranë?
Tani për tani, rikthimin e shoh pak të largët në Tiranë, pasi kam vite që jam jashtë vendit dhe jam mësuar me jetën aty. Sapo kam blerë edhe një shtëpi në Verona, edhe bashkëshorten e kam italiane. Në të ardhmen mund të jetoj në Itali, por do të jem edhe në Shqipëri: distanca prej 1 orë e gjysmë më shtyjnë që të vij më shpesh këtu. Në Tiranë unë kam lindur, kam shumë miq e shokë dhe ka mundësi të zgjedh të jetoj mes Italisë dhe Tiranës.

Ju po jepni kontribut për Cezenën në Seria A në Itali, a jeni bërë i njohur në qytet dhe si reagojnë kur ju shohin në rrugë, në bare apo në stërvitje..?
Nuk diskutohet që më shohin shumë në Itali, pasi aty e ndjekin shumë futbollin e Seria A. Këtë herë kam luajtur shumë mirë, pasi doja t’u tregoja të gjithëve dhe vetes time, por edhe presidentit të Veronës, se pavarësisht se vitin e fundit aty luajta shumë pak, unë jam një lojtar i kategorisë së parë në Itali. ?????? ???????????????? ??????????? ??????? – ??? ??????? ?? ??????? ? ??????????? ?????????? ????? . ?????????? ????? ??????????? ? ??????, ??? ??? ???? ?????????? ? ???????? ?????. ????? ,??? ????? ????? ? ?????. Dua t’i tregoj se Bogdani është komod për çdo skuadër në kategorinë e parë.

Kur shënoni me Cezenën duket se keni emocione të forta, po kur shënoni me Shqipërinë çfarë ndodh?
Kur luaj me Shqipërinë emocionet janë shumë, shumë më të forta sesa kur luaj Cezena-Milan apo Cezena-Juventus. Kjo ndodh pasi unë jam lindur në Tiranë dhe për kombëtaren shqiptare ndjej shumë, edhe pse më vjen keq ndonjëherë kur nuk jap atë që duhet dhe dëgjoj reagime negative. Unë e kam treguar veten që luaj për kampionatin italian dhe me kombëtaren vij sepse më pëlqen fanela, dua që ta ngremë sa më lart ekipin kombëtar. Unë luaj me Cezenën dhe nuk ka sesi të mos luaj me skuadrën time të zemrës. Ndeshjet e fundit i kam luajtur mirë, edhe pse nuk kam shënuar mjafton rezultati. Ekipi është i fortë dhe çdo skuadër që përballet me ne na ka frikë. Në stadium ne japim maksimumin, pasi kemi edhe tifozët që na mbështesin…!

Cili sipas jush është futbollist më i mirë në botë aktualisht?
Futbollisti më i mirë, të cilin unë dhe e kam idhull është Ibramoviç, i cili luan me Milanin. Më pëlqen, sepse ka fizik të përafërt me timin, ka teknikë, shpejtësi dhe gjuajtje me kokë, pra ai është nga futbollistët më të kompletuar. Nuk diskutohet që edhe Messi apo Christano Ronaldo janë futbollistë shumë të mirë, por unë vlerësoj më shumë Ibramoviç.

Po ekipi më i mirë në Itali sipas jush?
Për mendimin tim, ekipi më i mirë është Milani dhe besoj se sivjet mund të fitojë kampionatin.

Sa do të vazhdojë karriera juaj në futboll dhe a keni plane për të ardhmen pas fushës së blertë?
Nuk e di! Karrierën time nuk e shoh dot, pasi pas 15 ditësh mbush 34 vjeç dhe nëse do të jem në gjendje të mirë fizike, nuk diskutohet që do të vazhdoj të luaj ende në fushën e blertë. Por nuk diskutohet që edhe futbollit i vjen fundi një ditë. Gjithsesi unë kam edhe një vit kontratë dhe ka mundësi që ta shtyj atë, ndoshta pas dy vjetësh do të shoh të ardhmen time, sigurisht duke parë edhe gjendjen time fizike. Më pas do t’ju them se çfarë do të bëj.

Si  i keni së fundmi raportet me femrat duke qenë se dihet simpatia e tyre ndaj jush?
Unë jam martuar me Rosella Ariodante dhe gjithçka e kam hedhur pas krahëve. Tani bëj një jetë të rregullt familjare dhe kënaqem me nusen time.

A bëni dot një krahasim mes femrave shqiptare dhe atyre italiane, cilat vlerësoni më shumë?
Nuk e di. Unë e zgjodha vajzën që dua italiane, sepse kam 10 vite që jetoj në Itali dhe e vetmja diferencë ishte se unë jetoja aty. Nëse do të jetoja këtu, do të kisha pasur qejf që nusen ta kisha shqiptare. Gjithsesi, për të gjetur njeriun e duhur duhet që atë ta njohësh, ta frekuentosh, të jetosh dhe pastaj të marrësh një vendim. Faktikisht unë me nusen time kemi jetuar 3-4 vjet, më pas kemi bashkëjetuar 2 vjet, e më pas morëm vendimin që ajo të bëhej nusja ime. Mendoj se nuk ka diferencë kombësie kur duhet të zgjedhësh njeriun. Unë jam shumë i kënaqur dhe shpresoj që të jetojmë të lumtur për gjithë jetën bashkë me Rosellën.

A ka ndryshuar diçka martesa në jetën personale apo profesionale?
Martesa nuk është se ka sjellë ndonjë ndryshim të madh, për faktin se ne kemi bashkëjetuar në fillim, derisa u martuam në 7 qershor të vitit të shkuar. Në një këndvështrim bashkëjetesa është si martesa: por vjen një moment që ke nevojë të ndjesh atë emocionin e vendosjes së unazës, zyrtarizimin e lidhjes. Mund të them që edhe kur bashkëjetoja me Rosellën bëja një jetë normale si tani. Momenti i martesës ishte diçka e bukur, një zyrtarizim mes nesh, familjarëve dhe miqve.

A keni planifikuar fëmijën tuaj të parë?
Po, jemi shumë afër. Në qershor unë do të bëhem baba dhe jam shumë i kënaqur. E kemi marrë vesh që është djalë dhe uroj mbi të gjitha që të jetë një lindje e lehtë për bashkëshorten time dhe çdo gjë të kalojë me sukses.

Si po e përjetoni këtë moment?
Ka ndryshuar gjendja ime emocionale. Tani jam më i ndjeshëm kur shoh fëmijët, madje edhe më parë kam qenë kështu: u jepja gjithmonë autografe. Tani emocionohem më shumë, ndoshta pasi kur je në pritje të fëmijës dhe e ndjek rritjen e tij përmes eko-ve, bëhesh më emocional dhe kjo është shumë normale për të gjitha ata që bëhen baballarë për herë të parë. Të gjithë më kanë thënë që kur bëhesh baba është një moment lumturie krejt ndryshe dhe unë po ndihem shumë i emocionuar, duke ndjekur hap pas hapi çdo moment të rritjes së fëmijës.