Fez, shpirti dhe historia e Marokut!

Historia
Fez është qyteti më i vjetër i Marokut dhe në mënyrë të mahnitshme përmbledh copëza të kulturës, duke u kthyer kështu në një dëshmi të gjallë të historisë ndër shekuj.
I krahasuar për nga rëndësia dhe bukuria me Jeruzalemin, qyteti-mur i Fez përmban 9500 rrugë dhe është një shembull i përkryer i qyteteve dashamirëse ndaj natyrës, pasi në rrugët e tij nuk do të vëreni asnjë makinë, vetëm kafshë transportuese. Është tmerrësisht e lehtë të impresionohesh nga Fez!

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Çfarë të vizitosh në Fez?
Një ndër mrekullitë që qyteti ju ofron është ndjesia e të ecurit në këmbë, andaj një guidë dhe një hartë do t’ju vijë në ndihmë!
Muaji tetor është i duhuri për të vizituar Fez, në mënyrë që të bëheni pjesë e aktiviteteve dhe festave që qyteti ofron. Duke qenë se turizmi është prioritet për Marokun dhe qytetin antik, një gamë e gjerë e aktiviteteve iu dedikohen turistëve.
Fez është një prej atyre qyteteve që duhet t’i vizitosh patjetër një herë në jetë.

Festivali i Kuajve në sheshin e Tissa
Mjafton një ditë dhe do të përjetoni një ndjesi të papërshkrueshme dhe do të mahniteni nga larmishmëria dhe bukuria që kjo festë ofron. Muzika, kërcimi, gatimet tradicionale, çaji i mentes dhe manovrat e parakalimi i kuajve do ju shoqërojnë.

Vendi i shenjtë i Zaouia Moulay Idriss II
Një prej mrekullive që do t’ju mahnisë në Fez është Vendi i Shenjtë i ndërtuar për nder të Zaouia Moulay Idriss II. Impakti i këtij vendi të shenjtë është i njohur nga vendasit që prej mesjetës, duke u konsideruar si fat i mbarë dhe ndihmues i femrave ndaj fertilitetit. Për turistët, është një minierë ari, e cila përmban një të shkuar të varrosur historike dhe profetike e në të njëjtën kohë, një interior fantastik.



Xhamia e Kairouine

Nëse shihni rradhë të gjata të femrave që qëndrojnë përpara një xhamie, bëhet fjalë për Xhaminë e Kairoine, e cila është një prej më të vjetrave në Marok. E ndërtuar nga arkitektja e parë e besimit islam, Fatima al-Fahri në shek. IX, kjo xhami paraqet për banorët një bukuri të rrallë arkitekturore dhe feministe. Për personat që nuk i përkasin besimit islam nuk mund të hapen dyert dhe të shijohen pikturat dhe mozaikët e brendshëm, por mund të shijohen shandanët ‘’e huazuar’’ nga kisha e Andalusia-s.

Sheshi Tanners
Nëse vizitoni Fez, duhet domosdoshmërisht të shijoni ndjesinë e freskisë dhe lirisë, duke përshkruar këmbëzbathur sheshin Tanners. Çdo ditë ngjyrat që përbëjnë sipërfaqen e sheshit ndryshojnë. Pajisuni me një numër të kufizuar monedhash, pasi ky shesh ofron suovenire mbresëlënëse dhe punime të krijuara me dorë shumë të veçanta dhe atraktive. Artistë të vërtëtë punojnë me penj të trashë dhe rezistentë për të servirur te banorët dhe turistët rrogoze, batanije, qilime me ngjyra e motive të ndryshme. Në Fez termi “artizanal’’ nuk është kurrë klishe.

Pallati Mbretëror
Ndonjëherë duhet të kënaqemi vetëm me fasadën! Pallati Mbretëror i Fez fsheh brenda mureve mozaikë shumë të bukur, afreske, piktura dhe xhami të vogla, por dyert janë të kyçura. Gjithsesi, fasada është gjithashtu mahnitëse!

Kopshtet Jnan Sbil
Që prej shek. XIX, me urdhër të sulltan Moulay Hassan, dyert e këtyre kopshteve qëndrojnë të hapura dhe synojnë të magjepsin çdo vizitor.
Larmishmëri bimësh, lulesh dhe pemësh, këto kopshte janë definitivisht parajsa për të gjithë adhuruesit e botanikës.

Kulinaria
Përpos kulturës dhe mrekullive që Fez ofron, një ndër arsyet pse ia vlen ta vizitoni është edhe kulinaria e pasur, e cila favorizon më tepër admiruesit e ushqimit pikant.

Tagina

– Tagina është një prej gatimeve tradicionale të Fez. Mishi i marinuar me erëza pikante dhe të ëmbla zbutet aq shumë sa shkrihet në gojë. Tagina e ka marrë emrin nga ena e veçantë me të cilën gatuhet.

Pastila

– Pastila (byreku me mish) është një prej gatimeve të preferuara të banorëve. Mbushja e byrekut zakonisht është prej mishit të shpendëve dhe serviret e zbukuruar me shkopinj kanelle.

Super kermilli

– Supa e kërmillit përmbledh plot 15 lloje të ndryshme të kërminjve, të cilët iu ofrojnë një shije të paharrueshme.

Harira

– Harira është gjithashtu supë tradicionale e Fez dhe përbëhet nga domatet, mishi i qingjit dhe larmishmëri erëzash. Harira do t’ju ngrohë shpirtin dhe trupin!

– Çaji i mentes është padyshim specialiteti i gjithë Marokut. Nëse në Fez ju ofrohet çaji me gjethe të freskëta menteje dhe një lugë sheqer, duhet patjetër ta konsumoni, pasi është fyerje e rëndë refuzimi i tij.

Ku të pushoni në Fez:
Bat’Ha Hotel.
Riad el Yacout.
Hotel Sahrai.